PËRGËZIM

“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botërat” ( Enbija;107)
Me rastin e Ditëlindjes së figurës më të shquar të historisë njerëzore Muhamedit s.a.v.s, Bashkësia Fetare Islame e R.M i përgëzon të gjithë besimtarët e Fesë Islame e cila sipas Takvimit bie në mes datës 23-24 Janar 2013!
PËRGËZIM
Dita e Mevludit ( ditëlindjes së Muhamedit a.s) është ditë e veçantë për mbarë besimtarët musliman, respektivisht për mbarë shoqërinë muslimane, por edhe atë njerëzore! Ditëlindja e Muhamedit a.s shënon pikënisjen e kthesës njerëzore nga thellësia e injorancës në iluminizëm mbarëshoqëror dhe mbarëcivilizues, ajo është ditë që mbetet e gjallë për çdo gjeneratë njerëzore. Njëherit kjo ditë është simbol i ngadhënjimit të së drejtës dhe daljes në skenë të së vërtetës.
Me këtë rast BFI mbarë besimtarëve mysliman në vend dhe diasporë, si dhe mbarë Ummetit të Muhamedit a.s. u dëshiron momente sa më të këndshme në përkujtim të kësaj dite të madhe të historisë dhe shoqërisë islame.
Na qoftë për hajr ditëlindja e Muhamedit a.s!
Reis ul Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.