9. Shërbimi për marrëdhënie me Diasporën

Sektori për diasporë pranë BFI të RMV është themeluar në vitin 2016. Krijimi i këtij sektori ka për synim të përfaqësojë e nxisë politikat e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit me të gjithë myslimanët nga Maqedonia e Veriut, që jetojnë, veprojnë apo përkohësisht punojnë në Evropë, Amerikë, Australi etj. Ky sektorë synon të koordinoj veprimtarinë e vet duke nxitur e fuqizuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me besimtarët mysliman jashtë kufijve të Maqedonisë dhe shtetet ku ata banojnë.
Sektori për Diasporë e ushtron veprimtarinë e tij në këto fusha përgjegjësie: Organizimin, hartimin dhe zbatimin e programeve të BFI-së për besimtarët mysliman jashtë kufijve shtetërorë gjegjësisht në shtetet ku ata banojnë, në bashkëpunim me organet e tjera të BFI-së.
Sektori për diasporë pranë BFI-së, bën nxitjen dhe afron ndihmën për zhvillimin e komunikimit e të ndërveprimit të qendrave islame (xhamive) dhe organizatave të ndryshme islame që veprojnë në diasporë me institucionet edukativo arsimore (Medresetë, FSHI) në vendin tonë Maqedoninë e Veriut.
Përfaqëson kryetarin e BFI-së të RMV-së Reisul Ulemanë dhe institucionet tjera të BFI pranë Institucioneve fetare islame në diasporë dhe institucioneve shtetërore në vendet ku veprojnë dhe punojnë bashkëqytetarët tonë.
Koordinon me programet e ndryshme të institucioneve të BFI-së që zhvillohen në qendrat islame në Diasporë.
Ndihmon në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit fetar, kombëtar si dhe ndërmarrjen e iniciativave të promovimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe çdo vlere fetare e kombëtare, në bashkëpunim me organizatat e myslimanëve shqiptarë që veprojnë në diasporë.
Mbron interesat e BFI-së brenda fushave të përgjegjësisë, përballë institucioneve apo organizatave të vendeve ku veprojnë qytetarët mysliman të Maqedonisë së veriut në diasporë.

Sektori për Diasporë udhëhiqet nga drejtori i saj Doc. Dr. Selver Xhemaili

– I lindur në vitin 1971 në fshatin Vicë -Tetovë.
-Shkollën fillore “Istikball” Tetovë.
-Të mesmen Medresenë “Isa Beu” –Shkup
-Fakulteti Teologjik në Universitetin “19 Maj” Samsun Turqi, 1997.
-Magistraturën Instituti Nacional i Historisë-Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup. 2010
-Doktoraturën ka mbrojtur në Institutin Nacional të Historisë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup. 2014
-Nga viti 2014 ligjërues (partime) në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Filozofik (lëndët Qytetrimi Islam, Historia e Religjioneve, Historia e Perandorisë Osmane).
-Aktualisht drejtor për diasporë pran BFI-së të RMV-së.
-Pjesëmarrës në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.
-Është autor i disa punimeve shkencore si dhe përkthyes nga turqishtja i disa veprave.
-Vepra autoriale:
1. Улогата и значењето на османлиското закондаство во Македонија XV-XVII век„.2017
2. Oсманлиското закондаство во Македонија XVIII-XIX век„ 2018
Vepra të përkthyera:
1. Udhëzues i Ibadetit”, 2005
2. “Jeta, Ahlaku dhe Themelet e Fesë që Predikoi Muhammedi a.s.”, 2008
3. „Islami nëpërmjet Haditheve vëll. II. 2018