Medresesë Isa Beu i ndërrohen dritaret

Shkolla e mesme teologjike Islame, Medreseja Isa Beu nga koha në kohë po përjeton ndryshime pozitive në shumë aspekte, në veçanti do të përkujtojmë përmirësimin e kushteve për ndjekjen e mësimit dhe plotësimit të standardeve moderne të një shkollë të mesme.
Duke u nisur nga fakti se kjo shkollë ka traditë dhe histori ndërshekuj, por fatëkeqësisht që jetëgjatësia dhe fati i saj janë në duart e popullit, ngase ata gjithnjë janë në shërbim të plotë të saj. Kjo është shkolla e vetme në vend që mirëmbahet dhe ndihmohet nga populli dhe donacionet e tyre, por kursesi qeveria e maqedonisë nuk pati guxim që të ndihmon këtë shkollë dhe të jetë pjesë e buxhetit vjetor të shtetit kur është fjala për shkoll.
Shoqëria myslimane është e vetëdijshme kur bie fjala për Islamin, myslimanët, shkollat fetare në veçanti për vlerën dhe rolin e kësaj shkolle, andaj janë të pandalur në aspektin e dhënies së donacioneve dhe kontributit të tyre në drejtim që ky institucion edukativo-arsimor edhe më tej të prodhon kuadro për t’i shërbyer popullit dhe fesë.
Kjo shkollë kohëve të fundit është zgjeruar dhe tani numëron përpos shkollës qendër edhe katër paralele të reja në disa qytete në vend, me nxënës që ndjekin mësimet aktualisht numri arrinë diku rreth 750, mijëra të diplomuar, megjithatë shteti fare nuk është brengosur dhe se gjithnjë ka treguar neglizhencë. Ata që kanë ndërtuar karakterin e tyre në bazë të mësimeve Islame dhe parimeve të kësaj feje dhe duke qenë të edukuar në atë frymë se arsimimi sjell vetëm perspektivë të ndritur, ata janë në përkujdesje maksimale të këtij tempulli të shenjtë të dijes dhe edukimit. Nisma e tyre se nëse ndihmon fenë, nëse ndihmon edukimin e gjeneratave të reja aty do të jetë gjithnjë ndihma dhe bereqeti i Allahut Fuqiplotë!
Por gjithsesi se të tillët janë përgjigjur porosisë së Allahut, i Cili në Kuranin Fisnik thotë: ” Nuk do arrini kurrë mirësinë e lartë, përderisa të mos ndani diç nga ajo që e doni. Por, çkado që të ndani Allahu e di atë”( 3;92)
Donacioni në fjalë është dhuruar nga LibertaKom dhe kap vlerën e mijërave euro. Edhe më tej mbetet parimi se kush ndihmon vakufin, ai do të mbetet gjithnjë i ndihmuar nga Allahu, ndërsa ai i cili e dëmton atë, do të poshtërsohet nga Zoti!

1 2 3 4 5 6

Comments are closed.