ShMI “Medreseja Isa Beu” – Qendër

Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Si shkollë qendrore është e locuar në fshatin Kondovë, komuna e Sarajit në pjesën perëndimore të Shkupit. Vepron si shkollë e vetme edhe për djem edhe për vajza në tërë teritorin e R.Maqedonisë së Veriut me paralelelet e saja në: Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Shtip.
Drejtor i Përgjithshëm i ShMI “Medreseja Isa Beu” Qendër dhe të gjitha paralaleleve është Prof. Ibrahim Idrizi. Paralelet e Shtrira kanë administratorë përgjegjës që udhëheqin administratën e paraleleve dhe mbajnë komunikimin me Qendrën.
“Medreseja Isa Beu” vazhdon traditën e medresesë se dikurshme me të njëjtin emër, e themeluar në shekullin XV, me ardhjen e Osmanlinjve në këto troje. Ajo mban emrin e themeluesit të saj Isa Beut, i cili ka qenë i biri i Is’hak Beut, serhat muhafizit ose mbrojtësit të njohur të Shkupit. Kjo Medrese, në të kaluarën ka prezentuar institucionin më të lartë arsimor në këtë vend dhe njihej si shkollë më me famë në Rumeli. Nga Vakëfnameja e Isa Beut kuptojmë se ai përveç Medresesë ka themeluar bibliotekën dhe xhaminë që mbajnë edhe sot e kësaj dite emrin e tij. Xhamia e Isa Beut është ndërtuar në vitin 1475 dhe është njëra nga xhamitë më të bukura të Shkupit.
Medreseja që nga themelimi e deri më sot ka pushuar së punuari disa herë, për shkak se objekti i Medresesë është shkatërruar nga luftërat dhe fatkeqësitë e tjera. Për herë të parë ka pushuar më 1689, kur gjenerali austriak, Pikolomini me ushtrinë e tij, e dogji Shkupin. Gërmadhat e mureve të godinës së saj, pas këtij shkatërrimi, u ruajtën deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
Me tërheqjen e Osmanlinjve nga trojet tona, Medereseja e Isa Beut, me iniciativën e prijësve fetarë dhe intelektualëve të atëhershëm, më 1932 u rindërtua, kështu që në vitin 1936 u krijuan kushte për të filluar me punë të rregullt. Njëkohësisht u reformua edhe programi i saj dhe ajo fitoi statusin e shkollës së mesme. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo sërish pushoi një kohë të gjatë, deri në vitin 1979, kur Bashkësia Islame solli vendimin për rindërtimin e saj. Pas shumë peripecish objekti i ri u ndërtua në fshatin Kondovë dhe me 15 tetor të vitit shkollor 1984/85 filloi procesi edukativo-arsimor. Është e vetmja shkollë e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë .
Medreseja me ndërtesat përreth,duke mos llogaritur paralelet e shtrira të saja, përfshinë sipërfaqe prej 7000m2 . Kompleksi i Medresesë përbëhet prej godinës shkollore, konviktit dhe kuzhinës me restorantin.
Në godinën e shkollës qendrore gjenden tetë mësonjëtore, dy kabinete të gjuhëve, kabineti i lëndës së informatikës, mesxhidi, biblioteka dhe zyrat e administrates, kurse konvikti ka 53 dhoma me kapacitet për 214 nxënës. Në këtë vit shkollor 2012/13 numri i përgjithshëm i nxënësve që janë regjistruar në Medresenë Isa Beu është 742 nxënës .Kështu që,në shkollën qendrore 183 nxënës,në paralen e vajzave në Shkup 190 nxënëse, në paralelen e vajzave në Tetovë 176 dhe atë të vajzave në Gostivar 132, ndërsa në paralen e djemve në Shtip 52 nxënës. Numri i nxënësve që dëshirojnë të shkollohen në Medresenë Isa Beu prej vitit në vit është në rritje e sipër,në veçanti asaj të femrave. Gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm i të interesuarve vijojnë mësimet me korenspodencë, sidomos ajo e gjinisë femrore numri i të cilave arrinë mbi 300 nxënës të çrregulltë .
Gjatë shkollimit katërvjeçar nxënësit dëgjojnë 30 lëndë, nga të cilat si gjuhë amtare mësohen shqipja, maqedonishtja dhe turqishtja; ndërsa arabishtja si gjuhë profesionale dhe anglishtja si gjuhë e huaj.
Që nga fillimi, në Medrese punojnë mësimdhënës me përgatitje përkatëse profesionale. Lëndët fetare të cilat nuk kishin fond të plotë në fillim i ligjeronin të punësuarit në BI. Ndërsa sot për ngritjen ideore dhe përgatitjen profesionale të nxënësve plan-programin mësimor në të gjitha paralelet, duke përfshirë ato rajonale në Tetovë, Shkup , Shtip dhe Gostivar e realizojnë 75 profesorë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 25 me kontratë në vepër dhe honorar. Gjithësej numri i mësimdhënëse është 100 profesor. Ka edhe një numër të konsiderueshëm të personelit teknik të cilët përkujdesen për mirëmbajtjen e godines së shkollës, konviktit, kuzhinës etj. Numri i të cilëve sillet afro 32 të punësuar.
Shkollimi në Medrese është gratis. Të gjitha harxhimet i bartë Bashkësia Fetare Islame e RM dhe për 1 (një) nxënës në vit harxhimet llogaritën afro 3400 EURO.
Në medrese prej fillimit të punës të procesit edukativ-arsimor 1984 e deri në vitin shkollor 2011/12 janë regjistruar gjithësejt 3990 nxënës të rregullt dhe me korespodencë, ndërsa kanë diplomuar 1789 nxënës. Ghithashtu vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve një numër i konsiderueshëm është i gjinisë femrore numri i të cilave arrinë mbi 568 nxënëse.
Edhe përkundër ndërprerjes së punës gjatë historisë së saj Medreseja “Isa Beu” ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor e fetar të muslimanëve në këto troje, duke dhënë kontribut të çmueshëm për përgatitjen e kuadrove të ndryshme të cilët profesionalisht angazhohen në prezentimin dhe kultivimin e këtyre vlerave.
Duke u mbështetur në parimet e traditës islame për pastërtinë dhe rruajtjen e ambientit mund të themi se pastërtia dhe ambienti i brendshëm dhe i jashtëm i Medresesë është në nivel të lakmueshëm. Këtë më së miri e dëshmon pamja e hapsinave brenda dhe jashtë Medresesë, që njëherit paraqet objektin me pamje më të bukur të shkollave në vend.
Kompleksi i medresesë është i ndarë në:
 Objekti i shkollës,
 Internati, dhe
 Restorani.
Dy godinat e fundit janë të ndara nga objekti i shkollës, por që të gjitha janë në një rrethojë.
Objekti i shkollës.
Objekti i shkollës është dykatësh.
Kati i parë është i pajisur me 4 klasë dhe me korridor të gjerë, Mesxhidin për faljen e pesë kohëve të namazit në mënyrë të organizuar, kafiterinë ku nxënësit dhe të punësuarit në Medrese gjatë pushimin mund të shërbehen për freskim, dhe zyret administrative që janë: zyra e drejtorit, zv. drejtorit, sekretarit, punëdrejtuesit, arkatrit dhe. Në fund të koridorit është abdes’hanja .
Kati i dytë është i pajisur me 4 klasë për mësim, sallën e profesorëve, bibliotekën me afër 5800 tituj në shumë gjuhë, sallën aktiviteteve dhe kreativiteteve kabinetin e informatikës, skriptarinë e cila përveç dispensave për nxënësit mbanë edhe literaturë tjetër për shitje dhe një zyre pune për shoqatën e nxënësve të Medresesë. Të gjitha klasët e mësimit në Medrese janë të shtruara me parket dhe mbi to ka tepison, me nxehje qendrore dhe mjetet tjera për punë.
Internati- konvikti
Internati është objekt i ndarë nga shkolla dhe është katërkatesh.Kapaciteti është 270shtretër. Krahas dhomave të fjetjes ekzistojnë edhe paradhomat ku nxënësit mbajnë rrobet e tyre personale. Për çdo kat ka nga një dhomë për aktivitete kur nxënësit dëshirojnë të mësojnë pas orarit të mbrëmjes. Dhomat janë me dysheme të parketuara kurse mbi to të shtruara me tepisonkati i katërt në Internat, në të cilin është instaluar xhamia dhe disa mësonjëtore për nxënësit.
Në fund të çdo kati në krahun e djathtë funksionojnë nevojtoret, kurse në anën e majtë banjot dhe abdes’hanja. Vlen të theksohet se tërë kompleksi i shkollës posedon nxemjen qendrore i cili është i instaluar në podrumin e konviktit..
Në internat gjendet edhe dhoma e edukatorit, Poashtu në te është e instaluar edhe ambulanca e cila e në vete ka tri dhoma përfshirë këtu edhe dhomën e kontrollimit mjeksorë. Ambulanca ka në vete banjon dhe vc.
Restoranti
Restoranti ka kapacitet për 250 nxënës, kurse është i ndarë në dy pjesë: pjesa e kuzhinës, e cila është e pajisur me mjete të nevojshme për përgatitjen e ushqimit, dhe restoranti ku nxënësit dhe të punësuarit marrin ushqimin.
Medreseja Isa Beu dhe paralelet e saja
Nisur nga fakti se interesimi i të rinjve dhe të rejave mysliman në RMV për t’u shkolluar dhe edukuar në Medresenë e Isa Beut ishte mjaft i madh, kurse mundësitë dhe kapaciteti i Infrastrukturës së medresesë bazë nuk mundte ti përballonte të gjitha kërkesave, atëherë Bashkësia Islame në RM, seriozisht iu qas çështjes për përmbushjen e këtij interesimi të madh dhe filloi të mendojë për zgjidhjen e problemit. Hapat konkret për zgjidhjen e këtij problemi ishin iniciativat konkrete për zgjerimin e rrjetit të Medresesë Isa Beu edhe nëpër qytetet tjera të RMV ku ndihej nevoja permanente për hapjen e paraleleve të disperzuara të Medresesë Isa Beu. Për implementimin praktik të kësaj platforme Bashkësia Fetare islame e RMV në territorin e R. Maqedonisë së Veriut arriti të hapë këto paralele të disperzuara:
01. Medreseja Qendër 1984/85. Në Medresenë Isa Beu qendër, mësimi zhvillohet vetëm me meshkujt. Në vitin shkollor 2021/22 mësimin e kanë ndjekur 118 nxënës nga të gjitha trojet e Maqedonisë, të shpërndarë në katër vite, në shtatë paralele. Planprogrami mësimorë realizohet përmes 25 profesorëve, përfshirë këtu edhe drejtorin, zv. Drejtorin, sekretarin dhe bibliotekistin.
02. Paralelja e vajzave në Tetovë 2004/05. Paralelja e disperzuar e vajzave në Tetovë që me punë filloi në vitin shkollor 2004/0, në vit shkollor 2021/22në këtë paralele e ndjekin mësimin 100 nxënëse të shpërndara në 4 vite në 8 paralele. Në paralelen e disperzuar të vajzave në Tetovë planprogrami mësimorë realizohet përmes 19 profesorëve, duke llogaritur këtu edhe administratoren e Paraleles.
03. Paralelja e djemve në Shtip- 2005/06. Marrë parasyshë faktin se në të kaluarën pak më të largët në Maqedoninë lindore Shtipi ishte një qendër e mirë islame, me kalimin e kohës sikur tentativat ishin që nga Maqedonia lindore të zhdukeshin gjurmët islame. Pikërisht në kohën kur dikush mendoi të zhdukë gjurmët e Islamit nga Maqedonia lindore, bashkësia Fetare Islame me potencialin e saj kadrovik dhe profesional arrin që në Shtip të themelojë qendër të arsimimit të mesëm islam, respektivisht të hapë paralelen e disperzuar të Medresesë Isa Beu. Kjo paralele që filloi me punë në vitin shkollor 2005/06, Numri i nxënësve që kanë vijuar mësimin në këtë paralele në vitin shkollor 2021/22 është 41 nxënës të shpërndarë në katër vite dhe në katër paralele. Implementimi i planprogramit mësimorë në këtë paralele bëhet përmes 13 profesorëve, duke llogaritur edhe administratorin e paraleles.
04. Paralelja e vajzave në Shkup -2006/07. Duke pasur parasysh interesimin e madhë të gjinisë femërore, kryesisht nga Shkupi dhe Kumanova, BFI në vitin shkollor 2006/07 hapë paralelen e disperzuar të vajzave në Shkup. Në këtë paralele në vitin shkollor 2021/22 mësimin e kanë ndjekur gjithsej 131 nxënëse, të shpërndarë në katër vite, në 8 paralele. Implementimi i planprogramit mësimor është realizuar përmes 18 profesorëve, përfshirë këtu edhe administratoren e paraleles.
05. Paralelja e vajzave në Gostivar 2008/09. BFI në vitin shkollor 2008/09, si nevojë e kohës e hapë paralelen e disperzuar edhe në Gostivar. Në paralelen e Gostivarit në vitin shkollorë 2021/22 e ndjekin 60 nxënëse , të shpërndarë në katër vite, në 6 paralele. Procesi edukativo arsimor ne këtë paralele realizohet përmes 15 profesorëve, përfshirë edhe administratoren e kësaj paralele.