PËRFUNDUAN PUNIMET DY DITORE NË SAMITIN E LARTË NË STAMBOLL TË TURKIYES
Më 13 & 14 Maj 2024, nën patronatin e Kryetarit të Kryesisë për Çështje Fetare Prof. Dr. Ali Erbash, u organizua Samiti i Lartë i Dijetarëve Muslimanë Botërorë.
Në këtë samit të përbërë nga Kryetari i Kryesisë për Çështje Fetare të Republikës së Türkiyes, Prof. Dr. Ali Erbash, Kryetari i Unionit të Dijetarëve Muslimanë, si dhe shum kryetarë të unioneve Islame të shteteve të ndryshme të botës, ministra të çështjeve fetare të shteteve të ndryshme, drejtorë institutesh si dhe profesorë Universitarë, morri pjesë edhe Kryetari i BFI e RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili bëri prezantimin e kumtesës së tij me titull:
“Anti-Islamizmi: Agjendë Artificiale e Cila Kërcënon, Paqen, Harmoninë dhe Stabilitetin Njerëzor”.
Në fjalën e tij, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mes tjerash theksoi se jetojmë në kohë të një paraqitje të një stuhije anti – Islame në botë, e cila ka për qëllim të diskreditojë Islamin dhe Myslimanët për të mbjellë mendimin se është pengesë e zhvillimeve në botën moderne dhe me të gjitha mjetet po tentojnë t’i japin një dukje të zymtë dhe destruktive me qëllim të zbehjes së mësimeve të tij në botë.
Për këtë sot jemi dëshmitarë të një Islamofobie, si nga brenda myslimanëve, po ashtu edhe nga jashtë, dhe nuk është e rastit që viteve të fundit luftërat, masakrat, gjenocidet ndodhën/in në vendet e botës Islame nga të cilat po trishtohet e gjith bota njerëzore, dhe me këtë po kërcënojnë paqën në botë dhe rrezikojnë qenien e gjinisë njerëzore.
E gjitha kjo paraqet rrezik të shkallës së lartë të përhapjes së dhunës në gjitha vendet e botës. Nuk ka gjë më të vlefshme se sa jeta e njeriut dhe për këtë arsye mendoj se ç’do njeri ka të drejtën e jetesës së tij në vendin e tij me gjitha kushtet të cilat i garanton konventa ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.
Andaj apelojmë që të bëhet ç’mos që ti jepet fund gjakderdhjes, dhunës dhe terrorit nga e cila po vuajnë fëmijë, gra dhe pleq.
Lusim Allahun që ky samit të jetë një nismë e dobishme në dhënien fund gjakderdhjes në botë dhe ti jepet fund përfundimisht derdhjes së lotit nga sytë e fëmijëve të pafajshëm dhe nënave të pafuqishme përball forcës asimetrike që ushtrohet mbi ta.
Allahu ju bekoftë!
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





