8. Shërbimi për çështje shkencore dhe kulturore islame

Sektori për Shkencë dhe Kulturë islame pranë BFI të RMV është njëri nga sektorët që ka Bashkësia Islame i cili ushtron veprimtarinë e tij në jetën kulturore dhe shkencore në mbarë vendin dhe më gjerë.
Detyrat e këtij sektori janë si vijon:
– Merret me organizimin e jetës fetare, kulturore dhe shkencore.
– Merret me organizimin e emisioneve fetare në të gjitha mediat e vendit.
– Ndjek dhe analizon problematikat e sektorit, viziton dhe kontrollon bibliotekat dhe institucionet tjera kulturore.
– Në kordinim me muftinitë organizon tribuna, tryeza të rumbullakta, seminare kulturore si dhe sempoziume me tematikë shkencore, fetare dhe kulturore.
– Udhëheq dhe kordinon punën me entin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si dhe objektet e Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
– Bashkëpunon me muftinitë për çështjet kulturore dhe shkencore në vend.
– Kujdeset për regjistrimin dhe rikonstruimin e objekteve kulturore dhe fetare të cilat janë në pronësi të BFI’së.
– Prezanton të dhënat e monumenteve kulturore para organeve të BFI’së.
– Si dhe kryen edhe detyra tjera të cilat i jepen nga Kryetari i Bashkësisë Islame në RMV.

 


Sektori për Shkencë dhe Kulturë udhëhiqet nga Musanif Rufati.

Musanif Rufati u lind më 07.09 1988 në fshatin Brodec të Tetovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje ndërsa fakultetin Teologjik e kreu në Universitetin Uludag në Bursa të Turqisë. Pas përfundimit të fakultetit përfundoi edhe akademinë për specializim në Shkencat Islame në Kayseri të Turqisë e cila drejtohet nga Diyaneti i Turqisë. Shërbeu si imam dhe vaiz në disa xhami në Maqedoninë e Veriut si dhe në diasporë.

Është njohës i mirë i gjuhës turke, arabe, angleze dhe maqedone. Gjithashtu zotëron edhe aftësi të mira në menaxhimin e web faqeve dhe portaleve elektronike.

Që nga Shkurti i vitit 2021 udhëheq me këtë sektorë të BFI të RMV.