Dega e djemve në Shtip

Duke pasur parasysh ngritjen e vlerave fetare islame të muslimanëve të Maqedonisë Lindore si edhe mungesën e kuadrove të kësaj ane Bashkësia Fetare Islame të RMV vendosi që edhe në këtë rajon të hap paralele për meshkuj të Medresesë Isa Beu. Kështu që në vitin shkollor 2005/06 filloi me mësim të rregullt kjo paralele. Sot numri i përgjithshëm i nxënësve që shkollohen në këtë paralele arrin deri 60 nxënës.. Mësimi për dallim të paraleleve tjera të Medresesë zhvillohet në turqisht
dhe maqedonisht. Kjo paralele është e tipit me konvikt. Në këtë vit shkollor 2021/2022 në këtë paralele do të diplomoj gjenerata e XIV (katërmbëdhjetë).
Përgjegjës i kësaj paraleleje është prof. Nasir Rexhepi.