Sektori Fetaro – Arsimor është sektor shumë i rëndësishëm në kuadër të Rijasetit të BFI-së për shkak të veprimtarisë së saj profesionale në radhët e shoqërisë islame. Ky sektor është i mbështetur në Nenin 37 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
Kompetencat dhe përgjegjësitë e sektorit Fetaro-Arsimor përcaktohen në “Rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e punëve dhe detyrave” për të punësuarit në këtë sektor. Në bazë të kësaj rregullore sektori Fetaro –Arsimor udhëhiqet nga drejtori i sektorit, për të cilin kushtëzohet që të ketë arsim superior profesional Islam – Fakultetin e Sheriatit dhe së paku pesë (5) vjet përvojë pune në radhët e BFI-së. Gjithashtu sektori ka edhe referentë Fetaro Arsimor për të cilin kushtëzohet që të ketë Fakultet teologjik dhe tri (3) vjet përvojë pune në radhët e BFI-së.
Në bazë të rregullores drejtori i sektorit Fetaro-Arsimor, kryen këto punë:
Udhëheq me shërbimet profesionale të sektorit për çështjet fetaro-arsimore, përgatitë planet e punës dhe organizon punën e sektorit.
Kujdeset për realizimin e programit të punës,
Përfaqëson Sektorin para Resul Ulemasë,
Kontrollon jetën fetare,
Mbikëqyrë, ndjek dhe analizon problematikën me të cilën ballafaqohet sektori,
Komunikon dhe koordinon punën e Muftive,
Udhëheq me komisionin për inspektim të procesit arsimor në Medrese
Viziton dhe kontrollon orët e mësimit në Medrese,
Jep këshilla, ndihmon dhe sqaron qëndrimet për çështjet e rëndësishme nga sfera e jetës fetaro-arsimore,
Kontrollon, konstaton dhe informon për çështjet nga sektori i vet,
Rregullisht del në teren për mbikëqyrjen e jetës fetare dhe i drejtohet xhemtalinjve,
Pranon palë me kompetencë të sektorit,
Propozon lëvdata ose shqiptim masash ndaj punëtorëve fetarë për rezultatet pozitive ose negative nga puna e tyre,
Përgatit raport vjetor e sipas nevojës edhe periodik për punën e sektorit,
Përgatit plaprogramin për mësim besimin fillestar,
Kryen edhe punë tjera që do ti jepen me kompetencë nga Reisul Ulema para të cilit edhe përgjigjet për punën e vet.
Në kuadër të sektorit Fetaro-Arsimor, parashihen edhe referentët fetaro-arsimor.
Referenti Fetaro-Arsimor pranë sektorit Fetaro Arsimor të Rijasetit të BFI-së, kryen këto punë:
Zbaton dhe kryen programin e punës për veprimtari fetaro-arsimore.
Koordinon punën e referentëve fetaro-arsimor nëpër Muftinitë e BFI duke dhënë sqarim dhe udhëzime për realizimin e programit.
Mbanë evidencë për nxënësit dhe studentët nëpër fakultetet teologjike brenda dhe jashtë RMV,
Në bashkëpunim me referentët fetaro-arsimor të Muftinive organizon tribuna, tryeza vazu nasihate dhe aktivitetete tjera,
Për të gjitha aktivitetet nëpër muftini informon drejtorin e sektorit Fetar-arsimor.
Kryen edhe punë tjera që do ti urdhërohen nga drejtori i sektorit,
Për punën e vet i përgjigjet drejtorit të sektorit.
Prof. Jusuf Zimeri
Drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor
Prof. Jusuf Zimeri lindi më 20 prill të vitit 1962 në fshatin Llojan të Kumanovës, është jurist i drejtësisë islame. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme Medresenë ‘Alaudin’ në Prishtinë, ku diplomoi vitin 1982. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak vitin 1983, shkoi në Siri për të vazhduar studimet. Në Siri gjatë vitit 1984/85 përfundoi studimet në Institutin e gjuhës arabe. Më pas vitin akademik 1987/88 shkon në Kajro dhe regjistrohet në Universitetin “el-Az’har”, në
Fakultetin e Sheriatit dhe drejtësisë, ku me sukses përfundon studimet dhe diplomoi në vitin 1991. Pas diplomimit kthehet në vendlindje dhe menjëherë kyçet në rrjedhat e jetës Fetare në kuadër të BFI-së RMV.
Deri më sot ka ushtruar këto funksione:
Në vitin 1992, si kuadër i BFI-së, dërgohet në Shqipëri, për të ndihmuar gjendjen e Islamit atje, dha një kontribut mjaft të madh në sferën e thirrjes islame, dhe sërish u kthye në vendlindje.
Prej Shtatori i vitit 1992 e deri në Mars të vitit 1994, ishte si imam, vaiz, mualim dhe hatib në fshatin Jabollçishtë e epërme të Velesit, ku dha një kontribut të çmuar si në rrafshin fetar ashtu edhe kombëtar.
Prej 1 Prillit 1994, kthehet në vendin e tij të tij të lindjes dhe punësohet si Vaiz dhe Mualim në fshatin Llojan.
Vitin 1996 transferohet në Rijasetin e Bashkësisë Islame në Shkup, si referent Fetaro-Arsimor.
Vitin 1997 ka qenë anëtar i Komisionit për themelimin e Fakultetit të shkencave islame dhe për hartimin e Planprogramit të Fakultetit të Shkencave Islame Shkup, dhe për përcaktimin e Kuadrit.
Vitin 1998 deri 2000 ishte Profesor i lëndëve të Fikhut dhe Usuli Fikhut në Medrese Isa Beu, ku brenda kësaj periudhe dy vjeçare hartoi edhe dispensat e fikhut dhe të usuli fikhut për të gjitha klasat e Medresesë.
Në vitin 2000 emërohet si sekretar i Medresesë ku ushtron këtë post deri vitin 2006.
Vitin 2006, emërohet Drejtor i Sektorit të Vakëfit pran Rijasetit të BFI-s Shkup, ku ushtron këtë post deri vitin 2009.
Nga viti 2009 deri vitin 2015, sërish ushtron postin e sekretarit të Medresesë Isa Beu Shkup.
Vitin 2015, emërohet Drejtor i Sektorit Fetaro Arsimor pran Rijasetit të BFI-së Shkup, ku ushtron këtë post edhe sot e kësaj dite.
Në vitin 2015 inicon formimin Mexhlisisit për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së ku dhe formohet ky Mexhlis kurse Jusuf Zimeri zgjedhet kryetar i këtij Komisioni që e ushtron edhe sot e kësaj dite.
Veprat shkencore
Krahas punës së përditshme Prof. Jusuf Zimeri është marrë edhe me veprimtari Shkencore në fusha të ndryshme të Islame, por me theks të veçantë në fushën e Jurisprudencës Islame. Me përkthime të literaturës nga Gjuha arabe në gjuhën shqipe është marrë që nga koha duke qenë student ku kishte përkthyer veprën e parë “E mira dhe e keqja” nga dijetari Muhamed Muteveli Sha’ravi, vepër kjo që ishte botuar në gjuhën shqipe në Kajro vitin 1991.
Disa nga shkrimet autoriale
1. Internimet dhe burgimet e Seid Nursit, SHB Furkan, Tetovë, 1994
2. E drejta familjare, BIM, (bashkautor);1996
3. E drejta e trashëgimisë në jurisprudencën islame, Sh. Ilmije, Shkup,
4. Pesë shtyllat e fesë islame, – BIM-Shkup, 1998, (Bashkautor);
5. Sistemi zgjedhor islam, BIM, Shkup, 2000;
6. Gjykata në sistemin islam, Myftynia e Kumanovës
7. Emancipimi i femrës dhe moda,- Sh. Ilmije, 2002.
8. Shpjegimi i Sures El Fatiha, – 2010,
9. Usulul Fikh bazat e jurisprudencës, Tekst shkollor për klasën e IV-të në Medresenë Isa Beu Shkup,
10. Hyrje në të drejtën penale, Islame, 2012
11. Fikhu Islam, dispozita nga Namazi, agjërimi, zeqati dhe haxhi, 2012
12. Pyetje Përgjigje, botim nga brezi i ri, 2014
13. Përmbledhje punimesh, botim privat 2014
14. Pak më ndryshe, botim privat, 2014
15. 120 përgjigje rreth haxhit, 2014
16. Namazi i Teravisë – 2015
17. Mevludi Bidat i mirë apo sunet – 2015
18. Medhhebi hanefij,(themelimi, dijetarët, literatura dhe terminologjia e tij, 2018
19. Kontrata mbi shitblerjen, BFI- 2018
20. Kolosët e medhhebit Hanefij, 2018
21. Ilmihal i zgjeruar 2018 (Projekt kombëtar në Nivel të tri Bashkësive Islame Tiranë, Prishtinë Shkup)
22. Kontrata e Qirasë, sipas jurisprudencës islame, 2019
23. Kontrata e sigurimit sipas sheriatit islam, 2020
24. Fjalor Terminologjik i Fikhut islam-Arabisht- Shqip, 2021
25.
Vepra të përkthyera
1. E mira dhe e keqja nga autor, Muhamed Mutevli Sha’ravi, botuar në Kajro, 1992;
2. Fetva bashkëkohore nga autor Dr, Jusuf el-Kardavi, 2003
3. Vakëfi në Maqedoni prej vitit 1913-2000, nga autor Mr. Taxhedin Bislimi.
4. Atributet e hipokritëve në suren Et-Teuvbe, nga autor Dr. Taxhedin Bislimi.
5. Lutjet e haxhit dhe umres, BIM, 1996.
6. Suneni i Ebu Davudit, 2015
7. El Ihtijar li ta’lilil Muhart,2018 (pjesën e parë) nga Imam Mevsiliju, projekt ky i përbashkët mes tri bashkësive islame Tiranë-Prishtinë –Shkup.
8. Multekal Ebhur, 2020 (pjesa e parë)