MANIFESTIMI QENDROR I FITËR BAJRAMIT NË XHAMINË MUSTAFA PASHA

MANIFESTIMI QENDROR I FITËR BAJRAMIT NË XHAMINË MUSTAFA PASHA
Në atmosferë të mrekullueshme festive sot në xhaminë e madhe të Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror i Festës së madhe të Fitër Bajramit. Para një numri të madh të besimtarëve që kishin mbushur xhaminë për faljen e namazit të sabahut dhe Bajramin, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqiri ef. Fetai bashkë me gjithë muftinjtë, drejtorët dhe bashkëpunëtorët e tij, mbajti hutben e Bajramit në të cilën uroi gjithë besimtarët dhe përcolli mesazhe për paqe, mirësi dhe solidaritet. Reisul Ulema me theks të veçantë u ndal në vlerat dhe mësimet e muajit të Ramazanit dhe tha se shkolla e Ramazanit na mësoi të çmojmë dhe duam njëri tjetrin, ta duam familjen dhe gjithë njerëzit pa dallim. Të punojmë dhe të jemi në shërbim të së mirës dhe vatanit. Ta ndërtojmë atë dhe ta bëjmë vend më të mirë për të rinjtë. Namazin e sabahut e fali Hafizi, Fatih Derdijok, ndërsa në namazin e Bajramit priu muftiu i Muftinisë së Tetovës Dr. Selver ef. Xhemaili. Lutjen e Bajramit e bëri muftiu i Muftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili. Ilahi dhe kaside interpretoi kori i BFI-SË i udhëhequr nga mjeshtri, Eljesa Asani.
Gëzuar për shumë mot festa e Fitër Bajramit.

Comments are closed.