Dega e vajzave në Tetovë

Paralelja e shtrirë e ShMI „Medreseja Isa Beu” për vajza në Tetovë
Edukimi i femrës zë një vend të rëndësishëm në Medresenë Isa Beu dhe që në fillim,si që përmendëm, kemi pasur integrimin dhe përfshirjen e saj në radhët e Medresesë si nxënëse me korrespodencë. Mirëpo me kalimin e kohës dhe me krijimin e kushteve Bashkësia Islame e RMV e realizon në praktikë këtë ëndërr të kamotshme dhe në vitin shkollor 2004/05 hapet paralelja e vajzave me mësim të rregullt në Tetovë.Ndërsa në vitin shkollor 2007/08 diplomoj edhe gjenerata e pare në këtë paralele. Ndërsa në vitin shkollor 2012/13 do të nxjerë gjeneratën e VI ( gjashtë) të kësaj paralele. Sot numri i përgjithshëm i vajzave që shkollohen me mësim të rregullt në këtë paralele arrinë në 176 nxënëse.
Në vitin shkollor 2007/08 Bashkësia Fetare Islame e vuri edhe gurthemelin e ndërtimit të objektit të ri për këtë paralele pasi që objekti i mëparshëm nuk plotësonte kushtet për zhvillimin e procesit të mirëfilltë edukativ arsimor. Kështu që në vitin shkollor 2009/10 nxënëset e kësaj paraleleje vitin shkollor e kanë filluar në objektin e ri hapja solemne e të cilit u bë më 31 tetor 2009.
Përgjegjëse e kësaj paraleleje është prof. Barie Shabani.