Dega e vajzave në Shkup

Paralelja e shtrirë e ShMI “Medreseja Isa Beu” për vajza në Shkup
Me vendim të Bashkësisë Fetare Islame, në vitin shkollor 2006/07 hapet paralelja e vajzave me mësim të rregullt në Shkup. Në mungesë të hapësirës të objektit, edhe pse interesimi për t’u regjistruar në këtë paralele ishte i madh, në këtë paralele për çdo vit shkollor është pranuar vetëm nga një klasë. Ndërsa prej vitit shkollor 2009/2010 duke parë interesimin e madh të kandidateve për t’u regjistruar në këtë paralele, Bashkësia Fetare Islame e RMV bën pranimin e dy klasave në vitin e parë dhe kështu numri i përgjithshëm në katër vitet për vitin shkollor 2012/13 arriti numrin e 190 nxënëseve. Nxënëset e kësaj paraleleje procesin e edukativ arsimor e zhvillojnë në objektin e Kapan-Anit. Në të ardhmen Bashkësia Fetare Islame edhe për këtë paralele, sikurse ajo Tetovë dhe Gostivar, do të sigurojë një objekt që plotëson të gjitha kërkesat e të interesuarave për t’u regjistruar në këtë vatër arsimore në njërën anë, dhe në anën tjetër do të plotësohen të gjitha kushtet për mirëvajtje më të suksesshme të procesit edukativo-arsimor.
Përgjegjëse e kësaj paraleleje është prof. Ajten Shehi.