Dega e vajzave në Gostivar

Paralelja e shtrirë e ShMI „Medreseja Isa Beu” për vajza në Gostivar
Duke pasur parasysh se vetëm një femër e edukuar në frymën Islame do të jetë e gatshme t’u përgjigjet sfidave të kohës, Bashkësia Fetare Islame në vitin shkollor 2008/09 hapi edhe paralelen e tretë të vajzave, këtë radhë në Gostivar. Për fillim u pranua vetëm një klasë me 20 nxënëse. Ndërsa nga viti shkollor 2009/10 dhe këndej në këtë paralele pranohen nga dy klasë.
Përgjegjëse e kësaj paraleleje është prof. Muzeqete Hebibi.