Muftinia e Shkupit

Muftinia e Shkupit është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e jetës fetare në rajonin e Shkupit. Mufti i Muftinisë së Shkupit është Dr. Qenan ef. Ismaili. Kjo muftini administron me 155 xhami.
Operativa (ekzekutivi) e Muftinisë së BFI të RMV – Shkup përbëhet nga:
– Dr. Qenan ef. Ismaili – Mufti
– Mr. Nexhmi ef. Ferati – sekretar dhe përgjegjës për rajonin e Dërvenit.
– Bujar Muça – shef i kabinetit dhe referent për Media
– Dr. Fatmir Zaimi – referent për çështjet e xhamive (përgjegjës për rajonin e Shkupit).
– Hfz. Irfan Sulejmani – referent i sektorit fetaro – arsimor (përgjegjës për rajonin e Karshiakës).
– Fejsall Kadriu – referent për vakëfet (përgjegjës për rajonin e Karadakut).
– Jetmir Jakupi – arkëtar dhe përgjegjës i financave

Biografia e Muftiut të Shkupit, Dr. Qenan Ismaili
I lindur më 17.11.1977 në Shkup, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme Medresenë “Isa Beu” – Shkup, e kreu në vitin 1996 duke u zgjedhur nxënës i gjeneratës. Në të njëjtën shkollë dha kontribut të veçantë në revistën “Ikre” që botohej nga shoqata e nxënësve të shkollës. Fakultetin e shkencave islame e kreu në Universitetin “Uludağ”, në qytetin Bursa të Turqisë, në vitin 2002, aktiv në shumë sfera përgjatë studimeve. Në vitin 2016 magjistroi në drejtimin Menaxhim me Resurse Njerëzore pranë Universitetit për Turizëm dhe
Menaxhment. Me temë “Aplikimi i metodave dhe mjeteve bashkëkohore të mësimdhënies në funksion të mësimit më cilësor në mektebe”, në vitin 2019 pranë Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit morri titullin doktor i shkencave në studimet e pedagogjisë islame.
Nga janari i vitit 2003 deri në fund të vitit 2017, plot pesëmbëdhjetë vjet shërbeu si ligjërues dhe mualim pran xhamisë “Nur”, në lagjen ku banon – Orizare e Poshtme.
Nga Prilli i vitit 2004 u angazhua në Radio Haraçina – Shkup, me emisionet e rregullta javore “Zëri i Urtësisë” dhe “Hutbeja e Xhumasë”, emisione këto që pa ndërprerje u realizuan për njëmbëdhjetë vjet me radhë.
Periodikisht aktiv edhe në disa radio dhe televizione tjera, si ai shtetëror RTVM me emisionet e veta.
Aktiv në përkrahjen e shumë iniciativave rinore dhe humanitare si ligjërues fetar.
Në fund të vitit 2006, kur edhe themelohet, u zgjodh drejtor i Produksionit M7 MEDIA. Realizoi mbi njëmijë emisione audio dhe vizuale të emituara në radio stacione, televizione, webfaqe dhe rrjete sociale të ndryshme në Maqedoninë e Veriut dhe anekënd botës ku flitet shqip.
Nga viti shkollor 2012/2013 deri në fund të vitit 2017, në Sh. F. “26 Korriku” ligjëroi lëndën “Etika e Religjioneve”, ndërkohë ushtroi edhe detyrën e zëvendësdrejtorit të kësaj shkolle.
Në dhjetor të vitit 2017, me propozim të Anëtarëve të Muftinisë së Shkupit, nga Rijaseti i BFI-së emërohet Mufti i Muftinisë së Shkupit.
Pjesëmarrës në shumë seminare dhe konferenca vendore dhe ndërkombëtare, në veçanti në lëmin e komunikimit.
Është autor i veprave:
“Nëse më kupton hesht, e nëse s’më kupton përsëri hesht”,
“Mësime Islame për fillestarë”,
“Xhamia, simbol i Shkupit”,
“Ilmihal për mualimë dhe mektebe”,
Autor i mbi 50 ilahive në gjuhën shqipe të kënduara nga ilahistë e artistë të mirënjohur vendor dhe ndërkombëtar.

Nën administrimin e saj janë 155 xhami.

Lista e xhamive:

  1. Xhamia Haxhi Ballaban
  2. Xhamia Allaxha
  3. Xhamia Arasta
  4. Xhamia Beder
  5. Xhamia Bilal Habeshi
  6. Xhamia Hatunxhik
  7. Xhamia e Re Cair
  8. Xhamia Fetah Efendi
  9. Xhamia Muslihudin Abdulgani- Duqanxhik
  10. Xhamia Haxhi Azem
  11. Xhamia Haxhi Hajredin-Serovë
  12. Xhamia Haxhi Jonuz
  13. Xhamia Haxhi Muhjidin-Serovë
  14. Xhamia Hidaverdi
  15. Xhamia Isa Beu
  16. Xhamia Jahja Pasha
  17. Xhamia Kapixhi Hamza
  18. Xhamia Kasim Beu
  19. Xhamia Kebir Mehmet Qelebi
  20. Xhamia Lisice- Aerodrom
  21. Xhamia Mëshira- Tophane
  22. Xhamia Murat Pasha
  23. Xhamia Mustafë Pasha
  24. Xhamia Haxhi Qazim
  25. Xhamia Hamdi Pasha
  26. Xhamia Nur –Shutkë
  27. Xhamia Qose Kadi
  28. Xhamia Spitali Shtetërorë
  29. Xhamia Sulltan Murat
  30. Xhamia Othman Bin Afan
  31. Xhamia Mehmet Efendi Sadik
  32. Xhamia Tutun Suz
  33. Xhamia Uhud
  34. Xhamia Vizbeg
  35. Xhamia Xhedid Isa Beg
  36. Xhamia Ebu Bekër
  37. Xhamia Mesxhidi Tempo
  38. Xhamia Mesxhidi Mekka
  39. Xhamia Zllokuqan
  40. Xhamia e Vjetër Studeniçan
  41. Xhamia Fatih Sulltan Mehmet Studeniçan
  42. Xhamia Ataullah Studeniçan
  43. Xhamia Fetah Efendi e fsh. Cërni Vërv
  44. Xhamia e Cërvenavodës
  45. Xhamia Zaim aga e fsh. Çiflikit
  46. Xhamia e Cvetovës
  47. Xhamia e Derzhillovës
  48. Xhamia e Drecavicës
  49. Xhamia Partall Daut e Ellovës
  50. Xhamia Haxhi Sabri Batincë
  51. Xhamia Fatih Sulltan Mehmet fsh. Batincë
  52. Xhamia e Jabollcës
  53. Xhamia e Koliçanit të Epër
  54. Xhamia e Koliçanit të Poshtëm
  55. Xhamia Sanxhak e fsh. Lubosh
  56. Xhamia e Moranës
  57. Xhamia e Pagarushës
  58. Xhamia e Strugodicës
  59. Xhamia e Vërtekicës
  60. Xhamia e fsh. Oreshan
  61. Xhamia e fsh. Mesnicë
  62. Xhamia e fsh. Paligrad
  63. Xhamia e fsh. Gumalevë
  64. Xhamia e fsh. Tisovicë
  65. Xhamia e fsh. Dikavec
  66. Xhamia e fsh. Dobrinë
  67. Xhamia e fsh. Gaber
  68. Xhamia e Malla Rekës
  69. Xhamia e fsh. Alldincë
  70. Xhamia e fsh. Masllçishtë
  71. Xhamia e Vrezhallës
  72. Xhamia e Zelenikovës
  73. Xhamia Medah Studeniçan
  74. Xhamia Reshadije Sfeta Petkë
  75. Xhamia Bllaca e Poshtme
  76. Xhamia e Dëshmorve Hasanbeg
  77. Xhamia e Dëshmorëve Haraçinë
  78. Xhamia e Stracincës
  79. Xhamia e Lubotenit me dy minare
  80. Xhamia Luboten Haxhi Imer
  81. Xhamia e Vjetër Luboten
  82. Xhamia Aga Sadik – Ognjancë
  83. Xhamia Selam Ognjancë
  84. Xhamia Belimbeg
  85. Xhamia e Epërme Bllacë
  86. Xhamia e Vjetër Tanushë
  87. Xhamia e Re Tanushë
  88. Xhamia Milladinovc Sadik
  89. Xhamia e Trubarevës
  90. Xhamia e Idrizovës
  91. Xhamia Çiflik Qojlija
  92. Xhamia e Inxhikovës
  93. Xhamia e fsh. Breze
  94. Xhamia e Malinës e Vjetra
  95. Xhamia e Malinës e Re
  96. Xhamia Grushinë
  97. Xhamia Umer Bin Abdulaziz – Kamenik
  98. Xhamia Hasanbeg Qendër
  99. Xhamia Haxhi Nazif Vreshtat e Reshtakut
  100. Xhamia Sulltan Pasha e fsh. Katllanovë
  101. Xhamia Konjare e Mesme
  102. Xhamia e Mojances
  103. Xhamia Neda Haraçinë
  104. Xhamia Konjare e Poshtme
  105. Xhamia Orllancë
  106. Xhamia Qendrore Haraçinë
  107. Xhamia Rezistenca Haraçinë
  108. Xhamia e Lagjes Maxhari
  109. Xhamia e Fsh. Bojanë
  110. Xhamia e Vjetër fsh. Krushopekë të Epërme
  111. Xhamia e fsh. Dvorcë
  112. Xhamia e Kopanicës- e vjetra
  113. Xhamia Hixhri Kondovë
  114. Xhamia e fsh. Arnaqi e Epërme
  115. Xhamia e fsh. Arnaqi e Poshtme
  116. Xhamia Nur e fsh. Bukoviç
  117. Xhamia e fsh. Çajlanë e vjetër
  118. Xhamia e fsh. Çajlanë e Re
  119. Xhamia e fsh. Gërçec e Vjetër
  120. Xhamia e fsh. Gllumovë
  121. Xhamia e fsh. Graçan
  122. Xhamia e fsh. Krushopekë I Poshtëm
  123. Xhamia e fsh. Llaskarcë
  124. Xhamia e Re Llaskarcë
  125. Xhamia e fsh. Llokë
  126. Xhamia e fsh. Lubin e Vjetër
  127. Xhamia e fsh. Matkë
  128. Xhamia e fsh. Nikishtan
  129. Xhamia e fsh. Paniçar
  130. Xhamia e fsh. Radushë
  131. Xhamia e fsh. Raoviç
  132. Xhamia e poshtme fsh. Rashçe
  133. Xhamia e fsh. Semenishtë e Epërme
  134. Xhamia e fsh. Semenisht e Poshtme
  135. Xhamia e fsh. Shishovë
  136. Xhamia e fsh. Svillare e Epërme
  137. Xhamia e fsh. Svillare e Poshtme
  138. Xhamia e Gërçecit e Re
  139. Xhamia Nerez I Poshtëm
  140. Xhamia e Nerezit të Epërm
  141. Xhamia e Nerezit të Mesëm
  142. Xhamia e tretë Saraj
  143. Xhamia e Vjetër fsh. Kondovë
  144. Xhamia e Lejletul Kadr fsh. Kopanicë
  145. Xhamia Husein Shah Saraj
  146. Xhamia me Dy minaret Saraj
  147. Xhamia Dudije e fsh. Rashçe
  148. Xhamia e Bardhit –Bllacë e Poshtme
  149. Xhamia Gazi Sinan Pasha Bukoviç e Vjetër
  150. Xhamia Lejletul Kadr Gjorçe Petrov
  151. Xhamia e FSHI
  152. Xhamia Patishka Rekë
  153. Xhamia Çiflik e Vjetra
  154. Xhamia Çiflik e Re
  155. 155.Xhamia Karshiaka