Në Shkup hapet ekspozita “100 raritete të shtetësisë ruse”

Në Shkup hapet ekspozita “100 raritete të shtetësisë ruse”

Më 1 nëntor, 2019, në Shkup, në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi, është hapur ekspozita dokumentare “100 raritete të shtetësisë ruse”. Ekspozita është organizuar nga Arkivi Ekonomik i Federatës Ruse, nga Ambasada Ruse dhe nga Muzeu i Luftës Maqedonase në Shkup. Ajo është hapur me rastin e “Ditës së Unitetit Popullor të Federatës Ruse”.
Në hapjen e ekspozitës kanë marrë pjesë përfaqësues të jetës shoqërore-politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, punonjës të kulturës, të Bashkësive Fetare dhe të ftuar të tjerë. Nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas ftesës që ka marrë, ka qenë i pranishëm Kryetari i saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, me bashkëpunëtorë.
Rusia është vendi më i madh në botë. Ka afër 150 milionë banorë. Pas shkatërrimit të BRSS-së, që nga dhjetori i vitit 1991 ka shpallur pavarësinë dhe është me ndikim në atë që quhet Bashkësi e Shteteve të Pavarura. Ekspozita, e cila do të jetë e hapur për disa ditë, ka eksponate nga kjo periudhë, por dhe nga koha cariste etj.

Comments are closed.