Vëzhgohen punimet në Xhaminë Kodra e Diellit

Vëzhgohen punimet në Xhaminë Kodra e Diellit

Më 31 tetor, 2019, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, u ka bërë një vëzhgim punimeve në Xhaminë Kodra e Diellit, në Malësinë e Sharrit, mbi Tetovë.
E kanë shoqëruar: myftiu i Myftinisë së Tetovës, prof. dr. Qani Nesimi; myftiu i Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili; myftiu i Myftinisë së Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu; drejtori i Medresesë Isa Beu, prof. Ibrahim Idrizi; dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, prof. dr. Shaban Sulejmani; drejtori i Agjencisë për Standardin Hallall, Muhamer ef. Veseli dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Xhamia Kodra e Diellit, në qendrën më të njohur turistike të sporteve dimërore që ka Republika e Maqedonisë së Veriut, ka filluar të ndërtohet kah mesi i qershorit të vitit 2017. Ideja për ndërtimin e kësaj xhamie ka qenë e kahershme, ndërsa iniciativa është ngritur në vitet ’90-të të shekullit të kaluar, edhe atë falë pikërisht Kryetarit aktual të BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi. Në këtë drejtim, një punë të madhe ka bërë edhe Myftinia e Tetovës, aktivitetin e së cilës Reis’ul-Ulemaja e kishte vlerësuar lart gjatë mbikëqyrjes në terren.
Të gjithë të pranishmit i janë lutur Allahut (xh. sh.) që Shtëpia e Zotit në Malësinë e Sharrit të përfundojë dhe sa më shpejt t’i hapë dyert për besimtarët.

Comments are closed.