AKREDITOHET MEDRESEJA ISA BEU NË SHKUP – URIME MEDRESANTË

AKREDITOHET MEDRESEJA ISA BEU NË SHKUP – URIME MEDRESANTË
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame e RMV njofton opinionin e gjërë se më 26.03.2024, Qeveria e RMV në mbledhjen e saj të rregullt solli vendimin që Medreseja “Isa Beu” në Shkup të akreditohet dhe merr statusin e rregullt të shkollave të mesme. Me këtë status nxënësit e Medresesë do të kenë të drejtë të regjistrohen në të gjitha Universitetet e vendit dhe jashtë vendit.
Bashkësia Fetare Islame e RMV shpreh konsideratën dhe kënaqësinë e madhe që pas shumë vitesh Medreseja “Isa beu” akreditohet. Së pari falenderime të veçanta Qeverisë së RMV në krye me Kryeministrin z. Talat Xhaferin, Ministrin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës z. Jeton Shaqirit , Byrosë për zhvillimin e arsimit, në krye me Drejtorin Abdulfeta Fetain, faktorëve dhe ekspertëve që dhanë kontribut në përpunimin e elaboratit, drejtorisë së Medresesë me paralelet e saja, sektorët e BFI dhe përkrahja e madhe e Muftive, mufinive dhe të gjithë imamët dhe besimtarët në përgjithësi.
Na prift e mbara dhe Zoti i bekoftë.
Urime nxënës, Medresant të respektuar!

Comments are closed.