Mesazhi për media i Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e Bajramit të Ramazanit, 2016

Mesazhi për media i Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e Bajramit të Ramazanit, 2016
“Është Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” (El Xhuma, 2)
Të dashur besimtarë! Vëllezër e motra! Kaluam edhe një Ramazan pwrplot me lutje, ibadete dhe sakrifica që i bëmë me vullnet e me dashurinë më të madhe për Krijuesin tonë. Muaji i Ramazanit është përplot me shembuj të ndritshëm që na ndihmojnë për të arritur një shkallë sa më të lartë të devotshmërisë.
Po e përcjllim me dhembshuri Muajin e Ramazanit, kurse neswr kemi Festwn e Bajramit, festw kjo qw shpreh kënaqësinë tonë të të qenurit mysliman, besimtarw tw fesë islame, manifeston krenarinë tonë si dhe falënderimet më të sinqerta drejtuar Allahut Fuqiplotë që na e mundësoi ta përjetojmë tërë atë varg kënaqësishë që arrihen vetëm gjatë këtij Muaji.
Dhe a ka bukuri më të bollshme se sa përpjekjet e parreshtura për ta çuar twrw jetën ashtu siç e kalojmë Muajin e shenjtë të Ramazanit; me ibadete të përbashkëta, me vizita vëllazërore te njëri-tjetri, me zgjatjen e dorës së mëshirës për të varfërit, me vepra bamirësie, me sjellje siç i ka hije njeriut, krijesës më të përsosur të Zotit të Gjithëpushtetshëm.
Populli ynë asgjë nuk mund të humb nga praktikimi i vlerave dhe i obligimeve që i ka ky Muaj. Këto vlera e kalisin unitetin tonë, këto vlera e shtojnë dashurinë tonë vëllazërore, këto vlera e imponojunë respektin e parezervë ndaj nesh si popull. Ne jemi si një trup dhe, përjashtimi i një pjesë na bën të gjymtë, do të jemi me forcë të reduktuar, do të jemi me mundësira më të kufizuara për t’i arritur objektivat që garantojnë prosperitet, mirëqenie dhe lumturi për të gjithë, në veçanti për gjeneratat që vijnë.
Neswr kemi Festën e Bajramit! Të gjithë të gëzuar sepse plot shendeverë përmbushëm obligimet tona fetare. Agjëruam e u lutëm për mbarësi e për begati, si në mesin tonë ashtu edhe në mbarë botën. Me këtë shpirt të dëlirë, të vazhdojmë edhe nw ditwn e Bajramit, duke ia shtrirë dorën njëri-tjetrit, duke u përqafuar e marrur ngryk si vëllai vëllanë, duke gëzuar sofrën e skamnorëve, duke e shtuar dashurinë dhe përkujdesin për jetimwt, për prindërit tanë, për familjet tona.
Duke e lutur fuqishëm Allahun Mëshirëplotë që të na e pranojë agjërimin si dhe të gjitha lutjet dhe ibadetet tjera, ju uroj –
Gëzuar për shumë mot Festën e Bajramit të Ramazanit!
Paqa, mëshira dhe bekimi i Allahut xh.sh. qoftë mbi ju
H. Sulejman ef. Rexhepi
_______________________
Reisul Ulema i BFI-së

Comments are closed.