Edhe dy kompani me Certifikat Halal

Me datë 29.06.2016 ( e ejte ) në selinë e BFI-së nga Agjencioni për Hallall Standard u bë ndarja e çertifikatëave për dy kompani vendore të cilat kanë të implementuar standardin hallall, dhe atë thertorja nga Prilepi Gudas Mit dhe Kendy Dooel nga Shkupi e cila miret me prodhimin e mjaltit me këpurdha, çertifikatat u ndanë nga ana e Reisul Ulema haxhi Sulejman ef. Rexhepi.
Përfaqësuesit e kompanive shprehën mirënjohje dhe falemenderime për Agjencionin për Hallall Standard dhe BFI e cila ju mundësoi implementimin e Standardit Hallall me çrast këtyre kompanive ju hapet dera drejt tregjeve në botën islame.
Nga ana e përfaqësuesit të thertores Gudas Mit nga Prilepi theksoi se pas investimeve të shumta që u bënë në këtë thertore kjo çertifikatë është kurorë e të aritave tona.
Nga përfaqësuesi i Kendy Dooel Shkup u theksua se ky prodhim i mjaltit mezhardhok këpurdhash është diçka i veçantë dhe se më këtë çertifikatë na mundësohet dalja në trege të botës islame.
Ndërsa në fund drejtori i Agjencionit për Hallall Standard theksoi se në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Hallall Standard me seli në Istanbull së shpejti do të bëhet implementimi i furnës së parë të bukës në vend.
gudas1

gudas

Comments are closed.