Myftinia e Kumanovës përuroi objektin e vet të ri

Në prezencën e kreut më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame në RM, Reisul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e vet, Muftinj të Muftinive të BFI-së, mysafirë nga R. e Turqisë në krye me Kryetarin e komunës së Bursës, z Rexhep Alltepe, në prezence të shumë teologëve dhe xhematlinjë nga terreni, u bë hapja solemne e ndërtesës së re të Muftinisë së Kumanovës.
Pas prerjes së shiritit, në sallën e Muftinisë u mbajtë ceremonia e hapjes së Muftinisë, duke u përcjellë me këndimin e disa ajetëve Kur’anore nga referenti i Muftinisë Sadulla Abdullau. Me pas, Muftiu i Muftinisë së Kumanovës h. Abedin ef. Imeri në emër të kësaj Myftinie të pranishmive iu drejtua duke ju thënë: “Të nderuar të pranishëm, kamë nderin dhe respektin me rastin e hapjes së kësaj ndërtese të Re e cila është selia e Muftinisë së Kumanovës, në fillim të përshëndes kryetarin e BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepin me bashkëpuntorët e vet, Muftinjtë e Muftinive të BFI-së, mysafirët nga R e Turqisë, mjetët e informimit dhe të gjithë të pranishmit, duke ju thënë se Kumanova dhe besimtarët e saj kah moti kanë ëndërruar dhe kanë pasur nevojë për ndërtimin e një objekti të këtij lloji, i cili do të jetë në shërbim të popullatës muslimane të kësaj ane. Pas shumë përpjekjeve dhe ndihmave të dhëna nga BFI-ja në krye me Kryetarin e saj h. Sulejman ef. Rexhepin dhe me ndihmēn e vëllezërve tanë nga R. e Turqisë sot arritëm që të bëjmë hapjen solemne të kësaj ndërtese kaq madhështore dhe të bukur. Duke lutur Allahun që t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj godine, fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i Bursës z Rexhep Alltepe , dhe në fund fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi i cili në fillim në emër të BFI-së përshëndeti muftiun e Kumanovës Abedin ef. Imerin dhe mysafirët nga R. e Turqisë në krye me kryetarin e Bursës. Në vazhdim, efendi Rexhepi tha se “me vllezërit tanë nga R. e Turqisë kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe presim që t’i realizojmë edhe disa projekte të tjera që do t’i bëjmë bashkarisht, prandaj në emër të BFI-së i falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë vepër madhore! Urime dhe e gëzofshi të gjithë këtë ndërtesë .
Në vazhdim për kontributin e dhënë, Muftiu Abedin ef. Imeri kryetarit të BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepit i ndau një mirënjoje, kurse Kryetari i BFI-së në emër të BFI-së dhe të Muftinisë së Kumanovës kryetarit të Bursës dhe drejtorit të Rumeli Vakfit u ndau mirënjohje. Duanë e këtij manifestimi e bëri Muftiu i Muftinisë së Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetau
ku

kum

kuma

Comments are closed.