Llojet e kalendarëve të BFI për vitin 2013

Bashkësia Fetare Islame e R.M për vitin 2013 ka shtypur kalendarë, tirazhi i të cilëve ka qenë mjaft i madhë me çrast është prezentuar institucioni më i lartë fetar, Rijaseti i BFI-së, Institucionet edukativo-arsimore si: Medreseja Isa Beu dhe paralelet e shtrira të vajzave në Shkup, Tetovë, Gostivarë dhe paralelja e djemve në Shtip, si dhe Fakulteti i Shkencave Islame- Shkup.
Në kalendarin e sivjetëm hasim edhe të llojit Hëna e Re, Shoqata e Ulemave “ ILMIJE”, OH Hilal, dhe një kalendarë i adaptuar për tavolina të zyrëve dhe të punës. Gjithashtu vlenë të theksojmë se për vitin 2013 është shtypur edhe një kalendarë tek i cili janë prezentuar disa xhami dhe objekte të vjetra të kulturës Islame. Ky lloj i kalendarit ka qenë i vendosur në çdo kopje të gazetës ditore ZHURNAL Plus, tek numri që doli në prag të festave të fillim vitit.
kalendarat1
Në vazhdim do të keni mundësi të njoftoheni më hollësisht për Kalendarin 2013 të shtypur nga BFI:
1.Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë
kalendarat2
kalendarat3
Kalendari për Institucionin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë i shtypur në tre verzione, verzioni i parë dhe i dytë është i përbërë prej shtatë faqesh, por në dy gjuhë. Verzioni i parë në gjuhën shqipe, ndërsa i dyti në atë angleze. Verzioni i tretë gjithashtu në gjuhën shqipe, i llojit një faqe por me material të plastifikuar. Në të gjitha këto kalendare është prezentuar Riaseti i BFI-së dhe objekte nga trashëgimia kulturore Islame të periudhës së shtetit Osman.
2. Medreseja Isa Beu me paralelet e saj
kalendarat4
Kalendari për Institucionin edukativo-arsimor, Medreseja Isa Beu- qendrorja dhe godinat e paraleleve të vajzave të shtrira në Shkup, Tetovë dhe Gostivarë, si dhe paralelja e djemve në Shtip. Në këtë janë të prezentuar foto të godinave të shkollës dhe paraleleve, të nxënësve, të aktiviteteve të tyre, foto nga pjesëmarrjet  e tyre si kor i BFI-së në manifestime dhe akademi solemne, organizime të ndryshme të vetë Medresesë Isa Beu dhe paraleleve të saj, etj. Ky lloj i kalendarit përbëhet prej shtatë faqesh, në dy verzione dhe i shtypur në tri gjuhë. Verzioni i parë është vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa i dyti në atë turke dhe maqedone.
3. Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup
kalendarat5
Kalendari i Institucionit edukativo-arsimor, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, përbëhet prej shtatë faqesh, i shtypur në dy verzione edhe atë në tri gjuhë. Verzioni i parë është në gjuhën shqipe, ndërsa i dyti në gjuhën turke dhe maqedone. Në këtë lloj të kalendarit janë ilustruar foto që kanë të bëjnë me Fakultetin e Shkencave Islame, studentët e Fakultetit, Bibliotekën e FSHI-së dhe të Isa Beut, foto nga simpoziumi shkencorë që realizoi BFI në lokalet e FSHI me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar, etj.
4. Hëna e Re
kalendarat6
Hëna e Re, është botuar vetëm në një verzion edhe atë në gjuhën shqipe. Në këtë kalendarë janë shpalosur në formë shiriti të filmit kopertinat e disa numrave të Hëna e Re.
5. Shoqata e Ulemave “ ILMIJE”
kalendarat7
Shoqata e Ulemave “ ILMIJE”, është botuar vetëm në një verzion edhe atë në gjuhën shqipe. Në këtë kalendarë janë shpalosur gjithëçka që e lidhë këtë shoqatë me botimet: libra të ndryshëm fetarë dhe shkencorë, Takvime, kalendarë, materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën fetare dhe shoqërore.
6. OH Hilal
kalendarat8
Kalendari i OH Hilal, është botuar në dy version; i pari në gjuhën shqipe ndërsa verzioni i dytë është në gjuhën angleze. Në këtë kalendarë janë shpalosur foto që kanë të bëjnë me disa nga aktivitetet që ka realizuar kjo organizatë në sferën e humanitetit: Iftare, materiale ushqimore për të varfërit, veshje për skamnorët, mjete materiale për nxënës të shkollave publike në vend, shpërndarje të pakove të ndryshëm në bashkëpunim me kompani të ndryshme të vendit dhe organizata ndërkombëtare, etj.
7. Kalendari për tavolina zyresh dhe të punës
kalendarat9
Kalendarë për tavolina; gjithashtu ky lloj i kalendarit është i përbërë prej shtatë faqe dhe i shtypur në gjuhën shqipe. Në këtë kalendar janë të publikuara foto që kanë të bëjnë kryesisht me BFI-në, Medresenë Isa Beu, Fakultetin e Shkencave Islame, Hëna e Re, Shoqatën “ ILMIJE”, OH Hilal dhe objekte të kulturës islame të trashëguar nga periudha Osmane.
8. ZHURNAL plus
kalendarat10
Ky lloj i kalendarit ka qenë i vendosur në çdo kopje të gazetës ditore ZHURNAL Plus, tek numri që doli në prag të festave të fillim vitit. Vlenë të theksojmë se ka qenë i shtypur në një tirazh prej 7000 kopjeve, në të cilin janë prezentuar Riaseti i BFI-së dhe objekte nga trashëgimia kulturore Islame të periudhës së shtetit Osman.

Comments are closed.