T’i gjunjëzojmë projektet antislame dhe islamofobe

BFI në StrugëMë 05 Prill 2013 një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame në krye me Sekretarin e Përgjithshëm, H. Afrim ef. Tahiri vizituan Myftiun e Strugës dhe xhematet e saj. Delegacioni i BFI-së ishte i mirëpritur nga Myftiu Salim ef. Sulejmani dhe bashkëpunëtorët e tij. Delegacioni i BFI-së ishte në përbërje të Drejtorit për Kulturë, Abas Jahja, kryetari i Shoqatës Ilmije, Rexhep Ziberi, Përgjegjësi i Sektorit për mardhënie me Publikun, Abaz Islami, kryetari i OH ” Hilal”, Mustafa Dauti, Sekretari i Myftinis së Shkupit, Skender ef. Buzaku. Gjatë kësaj vizite u vizituan xhematet në Strugë, Llabënisht, Oktisi, etj. mes tjerash u falenderuan xhematet e Strugës dhe rrethinë për mbështetjen Medresesë Isa Beu dhe kontributin që japi xhematet tona për zhvillimin e kulturës dhe jetës fetare. Gjithashtu u përcollën mesazhe për unifikim edhe më të madh mes besimtarëve dhe për përkrahjen e projekteve që janë në interes të fesë islame. Është koha dhe momenti që të përkrahim dhe ndihmojnë njëri- tjetrin për t’i gjunjëzuar projektet antislame dhe islamofobe që na shfaqen në mënyra të ndeyshme nga momenti në moment. Allahu i ndihmon ata që ndihmohen mes vete- ishte njëra nga shumë porositë që u përcollen tek popullata muslimane të Strugës dhe rrethinë. Vlenë të theksojmë se dy javë më parë një delegacion i BFI-së ishte në Kërçovë dhe vizituan xhematin e Kërçovës tek të cilët gjithashtu përcollën porosi për prkrahje të projekteve madhore që kan karakter fetar-Islam.

Comments are closed.