Reisul Ulemaja takoi drejtorin e Maarif-it z. Mehmet Baran

Të enjten, më 20.01.2022, në Selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pat një takim të rëndësishëm me Drejtorin e Fondacionit turk “Maarif International Schools” në RMV z. Mehmet Baran me bashkëpunëtorin e tij z. Numan Idriz.
Gjatë takimit Reisul Ulemaja shoqërohej nga Dr. Qenan Ismaili, Myfti i Shkupit, Dr Abdulkerim Iseini, Shef i Kabinetit, Dr. Selver Xhemaili, Drejtor për Diasporë dhe Prof Nizam Reshid, Përgjegjës për marrëdhënie me Republikën e Turqisë dhe u njoftuam për së afërmi me veprimtarinë e Fondacionit, synimet dhe qëllimet e tij, sidomos në sferën e edukimit dhe arsimimit.

Nga ana e tij, Reisul Ulema H. Hfz. Shqir ef. Fetai falënderoi mysafirët për vizitën që ia bënë BFI e RMV me ç’rast e njoftuam thelbësisht mbi rrjedhat fetare islame si dhe synimet e BFI e RMV, duke hapur rrugët e bashkëpunimit në të ardhmen në sfera të ndryshme.

Comments are closed.