DUA HATME NË STRIMNICË TË TETOVËS

Në një ambienti impozant në Xhaminë Qendrore të fshatit Strimnicë të Tetovës, nën organizimin e Myftinisë së Tetovës, me rastin e promovimit të përfundimit të hatmes së leximit të Kur’anit Famëlartë të nxënësve dhe nxënëseve të Mektebit të këtij fshati nën koordinimin e H. Imer ef Kamberit dhe mualimit H. Zekerija ef Kadriut dhe me ftesë të Myftiut të Tetovës Dr. Qani ef. Nesimit, të Shtunën më 22.01.2022, mori pjesë Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Muftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Drejtori i Sektorit të Kulturës në Rijasetin e BFI të RMV z. Musanif ef. Rufatit si dhe në prezencë të shumë imameve, xhematlinjëve dhe besimtareve, ku përcollën një program të organizuar bukur si për nga forma po ashtu edhe për nga përmbajtja. Nxënësit treguan një nivel të shkëlqyeshëm të realizimit të mësimbesimit në Mekteb me dije nga bazat elementare të Islamit, ilahije, kaside, poezi fetare dhe shumë vlera tjera.
Tubimin e përshëndeti nikoqiri i këtij manifestimi Dr. Qani ef. Nesimi, i cili përshëndeti të pranishmit duke cekur se tubimet e këtilla janë bazë e një ardhmërie të shëndoshë islame.
Poashtu, fjalën klruesore e mbajti Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në paraqitjen e tij dha këshilla mbi rolin e edukimit të fëmijëve dhe gjeneratave të reja për të trasuar rrugën e Islamit drejt ardhmërisë. Për ta përçuar amanetin e gjyshërve tanë vend dhe për të krijuar kushte më të volitshme për edukimin dhe arsimimin e breznave të rinj të cilët duhet të ecin me kohën.
Duanë e bëri Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, ndërsa namazit të Drekës i priu Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef Rexhepi.
Një falënderim i veçantë u takon më meritorëve për këtë manifestim dhe atë: Imer ef. Kamberit, H. Zekerija ef. Kadriut, si dhe organizatorëve të këtij tubimi në krye me Muteveliun Haxhi Seferit me bashkëpunëtorët e tij. Zoti i bekoftë.

Comments are closed.