Reisi uron diasporën me rastin e muajit të Ramazanit

“Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton këtë muaj, le të agjërojë…” (Suretul Bekare: 185)
 dsc00900
Kemi nder dhe kënaqësi të veçantë që me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të agjërimit, i cili sipas kalendarit islam për vitin 2011 fillon më 1 gusht (e hënë) dhe përfundon me 29 gusht (e hënë), juve dhe përmes jush të gjithë besimtarëve t’ua urojmë muajin e Madhërishëm të agjërimit, me shpresë që ky muaj të ripërtërijë besimin, mendimin, shoqërinë islame dhe konceptin e unitetit të mbarë muslimanëve!
Me këtë rast nuk mund që të mos e përmendim kontributin tuaj të çmuar dhënë gjatë këtij muaj institucioneve arsimore të BFI-së, respektivisht Medresesë Isa Beu,  e cila tanimë funksionon me katër degë të shtrira dhe Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, për të cilën gjë edhe një herë ju shprehim falënderimet tona të përzemërta. Institucionet arsimore islame në vendlindje, për ta vazhduar misionin e tyre të shenjtë, edhe më tej presin kontributet tuaja fetare,  siç është Sadekatul-fitri dhe Zeqati.
Në fund, të gjithë besimtarëve të besimit islam ua urojmë muajin e adhurimit dhe të përkushtimit ndaj Allahut (xh. sh.), duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Përgjithmonë qoftë mbi ju Bekimi dhe Mëshira e Pashtershme e Allahut Fuqiplotë.
Ju qoftë për hair Muaji i Madhërishëm i Ramazanit!
Me shumë kënaqësi dhe respekt, thuhet në urimin e Reis-ul-Ulemasë të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, drejtuar Qendrave Islame në diasporë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Comments are closed.