OH “ Hilal” nisi aktivitetet humanitare

Ne nuk jemi për herë të parë që i kyçemi kësaj pune. Siç e di opinioni BFI ka arrit ende pa u rrënuar sistemi socialist pat themeluar OH Kulturore – El Hilal – dhe ajo më pastaj me aktivitetet e saj të dendura dhe punën e palodhshme arriti zërin e saj deri në OKB. Kemi qenë pa konkurrencë jo vetëm në Maqedoni por edhe Ballkan.
Për fat të keq ajo organizatë u keqpërdor nga persona dhe individë dhe ajo u grabit në mënyrë të pandershme nga BFI”.
Me dhënien e betimit të anëtarëve të kryesisë së Organizatës Humanitare “Hilal” të themeluar nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni sot nisi aktiviteti dhe fushata humanitare e saj.
Anëtarët e kryesisë së zgjedhur para kreut të BFI-së, Reis Ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhanë betimin për realizimin me përpikshmëri të obligimeve dhe kushtetutës së BFI-së dhe aktet tjera normative për të realizuar misionin human.
“Do të angazhohem parezervë që të jap kontribut për ruajtjen e autoritetit të BFI dhe organizatës Hilal për forcimin e unitetit dhe humanizmit”, theksuan në betimin e tyre anëtarët e kryesisë së BFI-së.
Kryetari i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi deklaroi se është i nderuar që në ditën e pestë të muajit të shenjtë të Ramazanit të jetë në këtë ngjarje të veçantë me dhënien e betimit të anëtarëve të kryesisë së OH “Hilal”.
“Prandaj kjo kryesi është rezultat i zgjedhjeve të lira demokratike që doli nga kuvendi i kësaj organizate. Ne nuk jemi për herë të parë që i kyçemi kësaj pune. Siç e di opinioni BFI ka arrit ende pa u rrënuar sistemi socialist pat themeluar OH Kulturore – El Hilal – dhe ajo më pastaj me aktivitetet e saj të dendura dhe punën e palodhshme arriti zërin e saj deri në OKB. Kemi qenë pa konkurrencë jo vetëm në Maqedoni por edhe Ballkan. Për fat të keq ajo organizatë u keqpërdor nga persona dhe individë dhe ajo u grabit në mënyrë të pandershme nga BFI”, theksoi kryetari i BFI-së, Reis Ul Ulema, H. Sulejman Ef. Rexhepi.
Ai theksoi se duke parë këtë vepër të shëmtuar, BFI vendosi që të themelojë organizatën e re si pjesë të institucionit fetar duke e quajtur “Hilal”.
“Sot e kësaj dite ajo organizatë po keqpërdor besimtarët dhe opinionin jo vetëm në vend, por edhe në diasporë, duke u thirrur se gjoja i takon Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni. Ne i bëjmë me dije opinionit se ajo nuk është pjesë e jonë, por është e keqpërdorur”, deklaroi kreu i BFI-së.
Sipas tij, OH “Hilal” e udhëhequr nga Mustafa Dauti shtrihet në tërë territorin e Maqedonisë me 13 degët e saj dhe se ai paralajmëroi fuqizimin e saj si bartëse të humanizmit në Maqedoni dhe trojet tjera shqiptare.1 2 4 5 6 7 9

Comments are closed.