Një hafiz i ri i Kuranit

Hafizllarët janë mbrojtësit e Kuranit
Në prezencën e Drejtorit të Sektorit për Arsim pranë BFI-së, Jakup ef. Selimovski, myftiut të Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, profesorëve të Medresesë Isa Beu, atesheut për çështje fetare pranë ambasadës Turke në Shkup, Seyfetin Ersoy, hoxhallarëve dhe para një numri të madh të xhematit,  në fshatin Studeniçan të Shkupit u promovua hafizi i ri i Kur’anit Taxhedin Shabani Ai hifzin (mbamendjen) e Kur’anit e mbaroi tek mualimi Mustafa Jashari.
Ashtu siç njihet në si njëri nga nxënësit më të dalluar, po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm e kreu provimin e hafëzllëkut para komisionit të Hifzit, të përbërë nga prof. Shafi Osmani, hfz. Sadudin Sulejmani dhe prof. Sheval Azizi.
Gjatë promovimit të këtij hafizi, Drejtori i Sektorit për Arsim pranë BFI-së, Jakup ef. Selimovski , në fjalën e tij të rastit para besimtarëve uroi hafizin e ri për angazhimin e dhënë për mbamendjen e Kur’anit dhe theksoi: “ Vërtet shpalljet kanë filluar që nga koha e Ademit a.s, më pastaj tek Ibrahimi a.s, Musai a.s, Davudi a.s, Isa a.s, e deri tek Muhamedi a.s. Allahu xh.sh ka krijuar sistem të mbrojtjes së Kuranit, andaj nxjerrja e nxënësve që kanë mësuar përmendësh Kuranin bëjnë pjesë në këtë sistem të mbrojtjes së Kuranit fisnik ! Të jesh hafëz, do të thotë të jesh mbrojtës dhe ruajtës i fjalës së shenjtë të Krijuesit të Gjithësisë, Allahut Fuqiplotë, meqë kemi të bëjmë me fjalën që është mrekulli e përhershme. Muhamedi (s. a. v. s.) thoshte: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.” Andaj,  pozita e atyre që mësojnë Kur’anin dhe atyre që ua mësojnë të tjerëve është shumë e lartë dhe shpërblimin e asaj vepre e bën vetëm Krijuesi i Gjithësisë, Allahu (xh. sh.)”
Ef. Selimovski uroi mualimin dhe familjen për kontributin e dhënë, për ndihmën në të mësuarit e Kur’anit me mbamendje nga hafizi i ri, andaj për këtë sukses gjithashtu i shprehu mirënjohje familjes për mbështetjen që i kanë dhënë djalit të tyre. Në fund Jakup ef. Selimovski i dorëzoi Diplomën e hifzit Taxhedin Shabani si dhe një Kur’an dhuratë për suksesin e arritur. Duanë e kësaj ceremonie e bëri atesheut për çështje fetare pranë ambasadës Turke në Shkup, Seyfetin Ersoy. Vlenë të theksojmë se këtë tubim të promovimit të hafizit e bëri edhe më madhështor prezenca e shumë nëpunësve fetar dhe hoxhallarëve, ku mes tjerash u lexuan një sërë asheresh dhe ilahi.

SAMSUNG SAMSUNG SAMSUNG

Comments are closed.