Manifestim promovues të OH Hilal në Basel dhe Lucern të Zvicrës

OH Hilal pranë BFI në bashkëpunim me Uninonin e Imamëve të Zvicrës organizoi manifestim promovues në qytetin Bazel dhe Lucern të Zvicrës.
Në prezencë të një numri të madh të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti i shoqëruar nga zv. Drejtori i Medresesë Isa Beu Shkup, Zuhejr Rexhepi, ambsadori i Maqedonisë në Zvicër Ramadan Nazifi dhe kryetari i UIZ Mr. Rejhan Neziri, imamë, kryesi të xhamive dhe xhematë u realizua një manifestim deri më tani i paparë në diasporë.
Manifestim që u realizua në dy qytete dhe me një paraqitje fenomenale të grupit realizues, paraqitje e cila ka bërë jehonë të madhe në tërë Zvicrën dhe më gjërë. Moderator i këtij manifestimi ishte Bekim ef. Alimi, Imam në xhaminë e Villit, i cili pasi që u shprehi mirëseardhje të pranishmive dhe prezentoi mysafirët ai u shprehi që të gjithë të kalojnë momente sa më të këndshme në një manifestim i cili deri më tani nuk kishte qenë present në diasporë, duke prezentuar edhe filmin dokumentar të aktiviteteve të OH Hilal.
Mes tjerash ftoi që në skenë të ngjiten ambasadori i Maqedonisë në Zvicër Ramadan Nazifi, kryetari i UIZ Mr. Rejhan Neziri dhe Abdulkerim ef. Sadiku, Imam në xhaminë e Lucernit të cilët para të pranishmive dhanë komplimenteve për një organizim i cili për herë të parë ishte i këtij lloji në Zvicër, duke kombinuar aspektin fetar dhe kombëtar.
Ndërsa në fjalën e rastit kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti përshëndeti të pranishmit në emrin e tij personal si dhe në emër të Kryetarit të BFI-së, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, përshëndeti ambasadorin shqiptar të Maqedonis në Zvicër, dhe kryetarin e UIZ, Kryetarin e Qendrës Islame në Basel, Imamin, dhe kryesinë e kësaj xhamie të cilët dhanë një kontribut jashtëzakonisht të madh për organizimin e manifestimit në Basel, gjithashtu gjatë fjalimit në Lucern falënderoj Imamin, kryetarin, dhe këshillin xhamisë së Lucernit të cilët kanë dhënë kontribut jashtzakonisht të madh lidhur me manifestimet promovuese të OH Hilal në Lucern të Zvicrës. Mes tjerash filloi fjalimin e tij me një ajet nga Kurani Famëlartë:“ Thuaj: me të vërtetë, Zoti im, i jep rrizk të bollshëm kujt të dojë nga robërit e tij dhe ia pakëson atë kujt të dojë prej tyre, e Ai ua kompenson atë që e ndani ju, dhe ai është më i miri furnizues”.  Sureja Sebee 39. Mes tjerash theksoi se: “Organizata Humanitare “Hilal” është organizatë e cila është e themeluar dhe vepron në kuadër të BFI të RM. Kjo Organizatë është rithemeluar dhe e ka bërë konstituimin e rradhëve të saja më 5 korrik të vitit 2011.
Kjo organizatë mbi të gjitha  ka karakterin e saj  human fetarë dhe kombëtarë që don të thotë, gjithanadej ku ka musliman dhe shqiptarë pa marrë parasyshë se nga cilat troje shqiptare janë ata kjo organizatë është e obliguar që t`u dalë në ndihmë. Strukturën e Organizatës humanitare “Hilal” në bazë të Statutit të saj mbi 90% e përbëjnë hoxhallarët, kryesitë e xhamive dhe xhemati, që don të thotë se me automatizëm çdo Imam, kryesi dhe çdo xhemat i xhamisë defakto janë pjesë e kësaj organizate.
Në çdo vend ku është e shtrirë dhe ka çasje BFI e RM aty ka shtrirje dhe qasje edhe Organizata Humanitare “Hilal” dhe me këtë lirisht mund të them edhe para jush se edhe ju, pra jeni pjesë e kësaj organizate të madhe humanitare, e cila deri më tani ende pa e mbushur një vit ka realizuar mbi 20 projekte madhore duke u dalë në ndihmë mbi 5000 familjeve të cilat janë ballafaquar me nevoja të ndryshme të varfërisë, ka arritur që të ndihmojë në dhënien e bursave për nxënës dhe student që nuk janë në gjendje materiale të mbulojnë harxhimet e shkollimit të tyre, ka arritur që të ndihmoj materialisht në shërimin e shumë rasteve të myslimanëve me sëmundje të ndryshme të cilët Allahu f.p i ka sprovuar, dhe natyrisht se pjesëmarrës të realizimit të këtyre ndihmave dhe projekteve jeni edhe ju që keni dhënë një kontribut të pamohueshëm në realizimin e këtyre projekteve.
Andaj, shfrytëzoj rastin që t`ju falenderoj dhe të lus Allahun f.p. që t`ju shpërblejë për kontributin tuaj të çmuar.” Dauti gjithashtu shtoi se: “ Shfrytëzoj rastin që publikisht Unionit të imamëve shqiptar të Zvicrës  në emër të BFI-së të RM dhe OHH  t`i falënderohem për angazhimin, mundin dhe kontributin e dhënë  që ky manifestim të delë sa më i suksesshëm. Gjithashtu shfrytëzoj rastin që në emër të BFI të RM në emër të Kryetarit të saj Reisul Ulema h. Sulejman ef Rexhepi, në emër të OH Hilal si dhe në emrin tim personal, t`ju dëshiroj çaste të këndshme nën tingujt e ilahive, kasideve dhe folklorit tonë kombëtarë, duke e Lutur Allahun e Madhërishëm për ndihmë mbarësi shëndet dhe lumturi.”
Këtë manifestim promovues e bënë edhe më madhështor prezenca e kënduesve të mirënjohur të trevave tona si atyre me karakter fetar po ashtu edhe me karakter kombëtar me instrumentet burimore. Interpretues të Ilahive ishin dr. Abaz Jahja, hfz. Aziz Alili dhe grupi i folklorit Refet Rexhepi dhe vllezërit Zeqiri.

DSC03180 DSC03189 DSC03193

Comments are closed.