R E A G I M

Deri tek: Kryeministri i Qeverisë z. Nikola Gruevski
Deri tek: Ministri i transportit dhe lidhjeve, z. Mile Janakievski
Deri tek: Kryetari i Qytetit te Shkupit, z. Koce Trajanovski
Deri tek: Kryetari i Komunës Qendër, z. Vladimir Todoroviq
Mbrëmë me keqardhje dhe habi të madhe morën informatën përmes mediumeve elektronike se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si dhe Komuna Qendër, biznesmenit grek Kondominas, i kanë dhënë lejen për ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve në sheshin e Qytetit të Shkupit, mbi themelet e xhamisë së Burmalisë e cila me shekuj ka qenë pjesë e atij sheshi.
Shpesh herë në mënyrë të shkruar dhe gojore  kemi informuar kreun shtetërorë, ministritë përgjegjëse por edhe Komunën Qendër, dhe nga ato kemi kërkuar që të lejojnë rindërtimin e Xhamisë së Burmalisë e cila ka qenë themeluese e sheshit të sotëm të Shkupit.
Në të njëjtën kohë në mënyrë të prerë dhe hapur kemi theksuar se ne si BFI, myslimanët e Shkupit por edhe myslimanët e të gjithë shtetit nuk pajtohemi që në lokacionin e Xhamisë së Burmalisë së shkatërruar të ndërtohet Shtëpia e Oficerëve e cila simbolizon militantizmin e okupatorit serb.
Siç duket, Qeveria juaj aspak nuk i mirëkupton ndjenjat fetare të myslimanëve të Maqedonisë. Një herë vendi i bekuar islam në Sheshin e Shkupit u çnderua me ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve. Por ju sot në mënyrë të vetëdijshme përsëri lëndoni ndjenjat fetare të bashkëqytetarëve tuaj duke çnderuar për herë të dytë hapësirën islame në qendrën e Shkupit.
Me këtë korrespodencë me shkrim në mënyrë serioze ju paralajmërojmë se nëse fillon çfarëdoqoftë ndërtimi mbi themelet e Xhamisë së Burmalisë, pasojat nga sjellja juaj jo njerëzore do ti mbartni Ju që keni sjellë një vendim të tillë në një kohë e cila është tepër e ndjeshme për raportet ndëretnike dhe ndërfetare në vend.
Ne shpresojmë se logjika do të mbizotërojnë dhe do ta ndërpritni këtë punë shejtani.
Me respekt,
Bashkësia Fetare Islame 
Reis Ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.