Reis Ulema takoi ambasadorin e Zvicrës
Më 08.05.2012 në selinë e BFI-së, Reis-ul-Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi realizoi takim me ambasadorin e Zvicrës në Shkup,Stefano Lazzarotto.
Fillimisht kreu i BFI i shprehi mirëseardhje ambasadorit Lazzarotto, me çrast paraqiti ‘letërnjoftimin’ e institucionit të BFI-së,veprimtarinë e këtij institucioni në organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare Islame në vend, kontributin e dhënë në ndërtimin e vlerave shoqërore.
Gjithashtu, ef. Rexhepi e njoftoi edhe për Sektorët e institucionit të BFI dhe institucionet edukativo-arsimore të cilat veprojnë në kuadër të BFI-së. Gjatë këtij takimi Reis Ulema falënderoi ambasadorin për mirësjelljen e organeve shtetërore të Zvicrës për korrëktësinë që kanë treguar dhe bashkëpunimin që kanë me Qendrat tona islame atje.
Gjatë këtij takimi z. Lazzarotto kishte dëshirë të njoftohet me disa çështje të cilat njëherit e tangojn edhe institucionin e BFI. Fillimisht i intereësonte se a bëhet finansimi e institucioneve edukativo- arsimore të BFI nga buxheti shtetëror? Me çrast nga ef. Rexhepi morri përgjigjen se deri më tani shteti nuk ka pasur qëndrim serioz ose përcaktim për financimin e institucioneve edukativo- arsimor.
Mes tjerash interesimi i z. Lazzarotto, kishte të bëjë me pronën gjegjësisht procesin e Denacionalizimit. Ku i njejti u njoftua për së afërmi me problemet me të cilat ballafaqohet BFI, duke përkujtuar Reis Ulema se deri më tani nuk është bërë punë që mund të jemi të kënaqur në rrafshin e drejtësisë, ku edhe më tutje organet kompetente e neglizhojnë këtë çështje me tendenca të padrejtësisë që bëri sistemi i dikurshëm. Sa i përket çështjes së tolerancës dhe dialogut qytetar dhe prezencës së Vehabizmit në Maqedoni gjegjësisht sa është prezent radikalizmi Islamik në Maqedoni? Reis Ulema kishte bërë të ditur se Ithtarët e islamit respektojnë normat fundamentale Islame. Besimtarët Islam janë të mirëfillt të cilët praktikojnë Islamin dhe respektojnë fetë tjera.
Sentencat si Fundamentalizëm dhe radikalizëm, Reis ul Ulema është përpiqur që ambasadorit Zvicëran t’i definoj që të dalloj në parim në mes asaj çka është islam dhe çka janë ato që i takojnë islamit. Me fjalë tjera mund të ket individ , grupe dhe grupacione që nën ombrellën e Islamit tentojnë t’i arsyetojnë veprimet e tyre të cilat realisht nuk janë në vijën e pastër Islame, prandaj ka veprime radikaliste të feve tjera si ato ortodokse, katolike etj, andaj neve nuk akuzojmë fenë dhe çfarë është personi që thirret në atë fe. Radikalizëm në kuptimin islam nuk ka momentalisht dhe se BFI nuk mund të pajtohet me deklaratat e Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila ka ofenduar ndjenjat e myslimanëve.
Përndryshe krimin, veprat kriminale BFI nuk i mbron dhe se njerëzit që ushtrojnë gjithashtu nuk i mbron, por organet duhet të jenë të vëmendshëm me fakte argumente dhe zbardhjen e tyre e jo të ketë prononcime paushalle dhe të përhedhura në rrafshin e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.
Comments are closed.