KONFERENCA – PROFETI MUHAMMED A.S., NJERIU I DIMENSIONEVE TË VEÇANTA

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë mori pjesë në Konferencën mbarëkombëtare me titull: “Profeti Muhammed a.s., njeriu i dimensioneve të veçanta”.
Fjalën e përshëndetëse e pati Kryetari i KMSH Z. Bujar Spahiu, i cili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve duke ju dëshiruar kalim të qetë. Mirëseardhje mysafirëve ju dëshiroj edhe Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Rektor i Universitetit Bedër.
Në Konferencë ishin: Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Prof Ahmed Sadrija – Sekretar i Përgjithshëm i BIK – ut, Kryetari i Kryegjyshatës Botërore Bektashijane, Haxhi Edmond Brahimaj, Rektori Universitetit Bedër si nikoqir, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dhe Kryetari i KMSH të Zvicrës Z. Mehas ef. Alija.
Bashkësia Fetare Islame e RMV për ligjërues në këtë Konferencë caktoi Dr. Selver Xhemailin, Drejtor i Sektorit të Diasporës pranë Rijasetit të BFI. Gjithashtu morën pjesë edhe shumë panelistë të tjerë si: Prof. Sabri Bajgora dhe Mr. Ramadan Shkodra nga Kosova, si dhe shumë panelistë tjerë nga Shqipëria.
Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të pranishmivë në këtë konferencë iu drejtua me një fjalim, në të cilin foli mbi rolin e të Dërguarit të Allahut në dhënien kahje të vërtetë zhvillimit njerëzor në të gjitha sferat e jetës si dhe nevoja dhe domosdoshmëria e prezencës së frymës së personalitetit të tij në kohën e sodit si për muslimanët ashtu edhe për botën mbarë.
Sipas vlerësimit të mysafirëve dhe përshtypjeve të tyre, ky ishte një organizim i mirëfilltë shkencor dhe qasje shumë dimensionale personalitetit pejgabmerik të Muhamedit a.s..
Në këtë Konferen Reisul Ulemanë e shoqëronin: Dr. Selver Xhemaili dhe Drejtori për Marrëdhënie me Botën Islame Arabe H. Ismet ef. Ademi.

Comments are closed.