Ferdinand Samarxhiu dekorohet me titullin Nderi i Kombit

Të hënën më 08.11.2021, në emër të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me rastin e marrjes së çmimit të lartë nga Presidenti i Shtetit Shqiptar z. Ilir Meta “NDERI I KOMBIT”, Mjeshtrit të madh të fjalës së shkruar, Z Ferdinand Samarxhiut, prezantoi Myftiu i Myftinisë së Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani i shoqëruar nga Myftiu i Myftinisë së Ohrit H. Samet ef. Ajdari. Në këtë manifestim Myftiu i Strugës i Përshëndeti të pranishmit dhe i uroi Mjeshtrit të madh z. Ferdinandit për çmimin e merituar me mjaft mund dhe punë. Ai mes tjerash në fjalimin e tij tha: “I nderuari President z. Ilir Meta, të nderuar përfaqësues fetarë, të nderuar të pranishëm.
Kam nderë të veçantë që në emër të BFI e RMV, në emër të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fatai ti shprehi urimet e përzemërta Mjeshtrit të madh të fjalës së shkruar, Z Ferdinand Samarxhiut, me rastin e marrjes së çmimit të lartë “NDERI I KOMBIT” nga Presidenti i Shtetit Shqiptar Shkëlqesia e tij z. Ilir Meta.
Z. Ferdinand Sanarxhiu prej ditëve të para të demokracisë filloi me guximin më të madh që të njoftoi shqiptarët me vlerat e besimit pa dallim feje e bindjeje dhe mbi 30 vite të plota u bë simbol i ngritjes së dijes mbi besimet fetare si vlera të larta të kombit tonë. Nuk është e rastit që ne e quajmë me pseudonimin “Zëri i kombit”.
Zëri i tij mbi besimet, Zotin, paqen, tolerancën dhe bashkëjetesën e ngriti lartë vetëdijen dhe dashurinë ndaj kombit dhe atdheut. Ai rëndësi të madhe i dha asaj që ne e konsiderojmë si vlerën më të madhe të kombit e që është toleranca ndërfetare. Kjo është një vlerë e shenjtë për të cilën na e kanë lakmi gjithandej në Botë.
Z. Ferdinandi është njeriu që unifikoi emisionin fetar në të gjitha trojet shqiptare me figurat më eminente të jetës fetare duke përhapur dijen, paqen, tolerancë, humanizmin, bashkëjetesën si vlera që forcojnë kombin tonë në përgjithësi. Mu për këtë Ferdinandi është mik dhe anëtar i familjes së madhe e quajtur Bashkësia Fetare Islame e RMV. Kombi ynë ka nevojë për njerëz si z. Ferdinandi, andaj në emër të BFI – së, Reis Ulemasë dhe në emrin tim, falënderojë mjeshtrin e fjalës së shkruar, “Nderin e Kombit” Ferdinand Samarxhi për kontributin e madh të tij në përcjelljen e vetëdijes fetare para publikut shqiptarë, duke lutur Zotin e Madhërishëm ti jap shëndet, mirësi dhe gjitha të mirat.”

Comments are closed.