RIJASETI I BFI TË RMV MBAJTI MBLEDHJEN E RADHËS – VAZHDOJMË ME SUKSESE
Më 02.05.2024 Rijaseti i BFI të RMV, nën udhëheqjen e Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti mbledhje të rregullt me antarët e Rijasetit ku u diskutuan gjerë e gjatë këto pika të Rendit të ditës:
1. Analiza e Procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2. Informim mbi aktivitetet dhe rezultatet e Muajit të Ramazanit;
3. Analizë e punëve në organizimin e Haxhit 2024 dhe obligimet tjera deri në nisjen e haxhilerëve;
4. Projekti i grumbullimit, therjes dhe ndarjes së mishit të kurbanëve;
5. Të ndryshme.
Mbledhja u mbajt në një ambient të gjallë, diskutime konstruktive dhe racionale, pas çka u sollën konkluzat në vijim:
1. Muaji i Ramazanit u përjetua në një ambient të bukur dhe të bujshëm me aktivitete të nduarnduarta që më në fund rezultoi me rezultate të nivelit të lartë në ngritjen shpirtërore si dhe në grumbullimin e Zekatit, sadekatul Fitrit dhe donacione tjera që përsëri u tejkaluan rezultatet e vitit të kaluar;
2. Çështja e haxhit tashmë ka marrë rrugën e vet të mbarë, ku tashmë janë siguruar hotelet me të gjitha standardet, agjencioni i transportit, vaksinat, vizat për në Saudi, udhëheqësit, kryesia dhe masat tjera;
3. U caktua komisioni republikan i organizimit të kurbanëve, prerja e tyre dhe ndarja e mishit të kurbanëve;
Reisul Ulema i BFI të RMV ju shpreh falënderime të përzemërta të gjithë faktorëve të saj prej atyre republikan e deri tek besimtarët.
Zoti i bekoftë.

Comments are closed.