Gjatë udhëtimit të tyre për në Tiranë, delegacionet e larta të BFI-së dhe BIK, të kryesuar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Mr. Naim ef. Tërnava ndaluan në fshatin Zhur të Prizrenit për të falur namazin e Xhumasë.
Të dy delegacionet udhëtojnë për Tiranë ku do marrim pjesë në një Konferencë ndërkombëtare, përderisa të Premten më 11.05.2021 falën xhumanë në Xhaminë e fshatit Zhur, ku u pritën shumë ngrohtë në mënyrë vëllazërore nga Imami Reshad efendiu. Xhematlinjtë e xhamisë i përshëndeti Mr. Sabri ef. Bajgora Drejtor i Institutit për kërkime shkencore islame dhe kulturore pranë BIK- ut.
Më pas Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai kreu hutben dhe udhëhoqi me faljen e namazit të xhumasë.
Të dyja delegacionet shprehën kënaqësinë për përjetimin e çasteve të bukura në këtë fshat të mirënjohur. Krerët e dy bashkësive fetare gjatë udhëtimit i shoqëronin Mr. Ahmet ef. Sadria – Sekretar Gjeneral i BIK- ut, Mr. Sabri Bajgora dhe Z. Ramadan Shkodra- përgjegjës për kulturë dhe shkencë, si dhe H. Ismet Ademi – Drejtor për Marrëdhënie me Botën Islame pranë Rijasetit të BFI e RMV.
Comments are closed.