Intrervistë rehabilituese për tradhëtarin

(Përkitazi me një intervistë me Afrim Tahirin, botuar në gazetën LAJM, më 26 qershor, 2015, nr. 2896)

Gazeta e përditshme LAJM kishte vendosur që, për hirë të kodeksit gazetaresk (!) t’i japë hapësirë edhe njeriut të cilin BFI e shpalli si element të huaj e të rrezikshëm, me të vetmin qëllim (sipas LAJM-it) që të dëgjohet edhe zëri i “palës tjetër”! BFI në RM është i vetmi Institucion fetar islam i cili mbanë përgjegjësi për jetën fetare islame por edhe për ata që thirren në emër të islamit si dhe për ata që ushtrojnë islam, qoftë profesionalisht, qoftë në mënyrë amatore gjithnjë në suaza të fundamenteve islame (Kuranit dhe Suneti i Pejugamberit s.a.v.s) dhe të shkollës juridike Hanefite. Për këtë gjë në kuadër të BFI-së funskionojnë edhe shërbime profersionale, edhe institucione edukativo-arsimore, edhe organet dhe mexhlise të ndryshme. Të gjithë këta struktura kur të konstatojnë unanimisht se kjo është e bardhe dhe kjo është e zezë, konsiderojmë se kjo duhet të pranohet si e tillë nga të gjithë muslimanët, pra, edhe nga mediat. Nuk mundet që një media t’ia japë fjalën për ta dëgjuar edhe “palën tjetër”, bie fjala, një tradhëtari kombëtar, apo një krimineli, apo një faqeziu. Oponencë kombëtare dhe fetare nuk mund të ketë, ndaj dhe, mediat duhet të kenë kujdes se si sillen me ata që populli i quan “plehëra”!

Duke u nisur nga qëllimi që GAZETA lajm të publikojë edhe “mendimin tjetër” në fakt ka publikuar një material përplot me shpifje, me insinuata, me gënjeshtra e trillime. Në pak pyetje aq shumë deformime! Është dashur vetëmj të pyetet edhe për momentin kur bashkëbiseduesi i LAJM-it (A. T.) vendos t’ju dorëzohet shërbimeve sekrete që në momentin kur u kapën duke ngritur “piramidë finansdiare”! Dy shokët e tij (njëri në Shqipëri e tjetri në Kosovë) u burgosën, ndërsa A. T. si ideator, shpëtoi dhe sot na shet dokrra.  Në fakt, shpëtoi se pranoi detyrën e re: përpjekjen për ta përçarë dhe shkatërruar BFI-në e cila dihet se kujt i pengon dhe kujt i bën ballë stoikisht.

Fushatës jonjerëzore të Sitellit të Llatasit që e zhvillon tash e sa kohë kundër BFI-së dhe elementeve të mirëfilltë kombëtar, këto ditë iu bashkangjit, fatkeqësisht, edhe gazeta Lajm, duke u përpjekur që ta rikarikojë pacientin tashmë të diagnostifikuar me sëmundje të pashërueshme. Që në krye të “intervistës” shihet që LAJM është në lajthitje të thellë, ose, mbase edhe ka rënë në po atë kurth të shërbimeve në të cilën ka rënë edhe bashkëbiseduesi i tyrer të cilin BFI e llogarit vetëm si një bastard dhe asgjë tjetër. LAJM-i thotë:

“Deri më sot opinioni është i informuar vetëm nga deklaratat, komunikatat, shkrimet dhe intervistat zyrtare që dilnin nga BFIM ndërsa asnjëherë nuk pati rastin që të dëgjojë edhe palën tjetër”.

Ditën që u sulmua BFI dhe punëtorët e këtij institucioni, nga kriminelë të cilët i drejtonte Afrim Tahiri, të gjitha mediumet pro-qeveritare, me në krye televizionin e Llatasit, ishin në shërbim të puçistëve, të cilët çdo ditë dilnin dhe jepnin deklarata për këto mediume. Arsyetimi i tyre është i kotë, përderisa po i fryejnë zjarrit të përçarjes në muajin kur paqa, falja dhe pendimi duhet të jenë i vetmi synim.

Ky synim duhet të jetë edhe i LAJM-it. Mbase nuk e njeh fort pacientin e pashërueshëm shpirtërisht, ndaj dhe po marrim mundimin që t’ua portretizojmë shkurtimisht me të vetmin qëllim që të kenë kujdes në të ardhshmen dhe mos të lajthisin si kësaj radhe!

A ka të drejtë morale një njëri i pamoralshëm të shesë moral. Pyesim, cilin moral mund ta shesë i pamoralshmi. I tilli mund të shesë vetëm amoralitet dhe imoralitet dhe asgjë tjetër. A mundet që një mashtrues i pashpirt të përpiqet të bëjë moralin dhe të luajë rolin e të drejtit. Sinqertiteti i mashtruesist është baras me zero, është iluzioni optik që shndërrohet në një dimension të pakuptimtë të primitivizmit të tij, duke llogaritur se njerëzit do të vazhdojnë të hanë sapunin e tij për djathë. Përkthyesi i librit “Rruga drejt suksesit”, një libër që u shitej viktimave të mashtrimit masiv në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e shumë vende tjera, nga 2300 euro e më tepër, kërkon vëmendjen që të vazhdojë të tallet me inteligjencën tonë, duke menduar se përsoshmëria e artit të mashtrimit bëhet atëherë kur bën mashtrim në masë, kur të mund t’i mashtrojë të gjithë me kollaren e Armanit dhe rrobat e Piere Cardinit, që nuk i hiqte as ditëve të diela, por pa llogaritur kështu numrin e njerëzve të rëndomtë që janë djegur financiarisht, njerëz të cilët kanë familje e nuk kanë mundur të lidhin muajin me muaj, njerëz të cilët janë “detyruar”  me “vetëdëshirë” që ta marrin kredi dhe të deponojnë shumën e caktuar, me premtimin dhe bindjen këmbëngulëse se do të pasurohen e do të jetojnë njësoj si tutorët që në fakt janë mashtruesit e tyre, me makina luksoze, me banesa të bukura dhe pushime në hotele maramendëse gjithandej nëpër Botë, e ndoshta nësë kanë më shumë fat edhe me ndonjë ish-prezantuese televizive bionde mundësisht. E vërtetë është se askënd nuk e kanë detyruar me zort që të deponojë paratë, të paktën jo deri në atë pikë që me dhunë ta detyrojnë, por ama çdo kënd e kanë mashtruar duke përdorur gjitha marifetet më të ulta të artit të mashtrimit. Doktorë me tapi mashtrimi. Pasi viktimat kanë kaluar nëpër labirintet e botës iluzioniste në formë seminaresh që u krijonin vetë tutorët nëpër hotele të ndryshme luksoze, në fund u kanë dhënë librin “Rruga drejt suksesit”, përkthyes i së cilit është vetë AfrimTahiri, apo siç e njohin dikush me mbiemrin e tij mjaft te njohur Afrim Muça.

Parashtrohet pyetja, si  ish-Sekretari Gjeneral i BFI-së e arriti me aq lehtësi suksesin e madh në këtë rrugë mjaft të vështirë brenda BFI-së. Përgjigja e tij ka vetëm një emër: Sulejman Rexhepi, nën ombrellën e të cilit, duke keqpërdorur pozicione e respektin prej të tjerëve, u shndërruar në njeri që vret e pret në BFI. Madje shumica në BFI mendonin dhe besonin se një ditë ai do të jetë Reisi i ardhshëm, për dy arsye: e para duke përdorur pozicionin e Reisit në mënyrë perfide prej mashtruesi u përpoq të eliminonte gjithë konkurrencën, duke u ngritur kurthe të ndryshme dhe duke nxjerr fjalë për çdo kënd që nuk e kishte për qejfi dhe e dyta, duke sjellë kuadro (analfabetësh) të veta e njerëz që i gjunjëzoheshin shejtanllëqeve të tij.

Por si ndodhi që në momentin kur Reisi filloi të mendonte që të tërhiqej nga BFI, ashtu siç ua kërkoi Muftinjve në mbledhjen e 29 Prillit që ta shkarkonin nga pozicioni i Reisit, Afrim Tahiri në vend  që të ketë sabrin dhe të presë radhën për tu bë Reis, u shndërrua në njeriun më armiqësor ndaj BFI-së dhe njeriut që e kishte ngritur nga hiçi dhe e kishte bërë njeriun e dytë në BFI me të drejta të barabarta me veten e tij.

Vetëm Allahu Fuqiplotë mund t’i lexojë zemrat e njerëzve. Vetëm Allahu Fuqiplotë është ai që ndihmon një prijës të gjendet ballë një populli dhe Allahu Fuqiplotë është ai që e turpëron një individ me shpirt të lig, e me zemër të prishur, e nuk ia jep atë mundësi asnjëherë…

Nga fundi i nëntorit të vitit 2014, filluan nëpër disa media të afërta me pushtetin të dalin shkrime me karakter ofendues dhe përçmues ndaj Reisul Ulemasë, me të vetmin qëllim që të bëjnë përpjekje për ta diskredituar figurën e paprekshme të H. Sulejman ef. Rexhepit.  Shpifjet ishin aq të pacipa, sa që nuk kursyen as anëtarët e familjes së Reisit, madje as edhe ata më të vegjlit. Bënë pakt me të gjithë gazetarët e dëshmuar vite me radhë që punonin kundër BFI-së.

Më pas filluan të shfaqeshin autorë anonimë me emra të rrejshëm, “Emra pa Fytyrë”. Letra të tilla filluan të marrin edhe shumë myftinj dhe funksionarë të BFI-së. Faqet anonime në internet filluan të shtoheshin, ndërsa nga ana tjetër, policia nuk mund t’i gjente as dërguesit e letrave anonime kërcënuese që u shkonin myftinjve me postë, e as administratorët e faqeve anonime, që nxitnin urrejtje ndërfetare mes muslimanëve dhe ofendonin prijësin e tyre, apo etiketonin funksionarët e BFI-së të cilët tentonin t’i zbulojnë këta zullumqarë anonimë.

Por atakuesit anonimë, mesa duket kishin harruar një detaj të vogël. Duke ndenjur nëpër kafenetë e lagjes Aerodrom, larg shqiptarëve, mesa duket e kishin harruar Kanunin e dhe zakonet, se nderi është mbi të gjitha. Përpjekja e tyre për të akuzuar çdo njeri të afërt me Reisin si burim i informacioneve që dilnin nga BFI, iu kthye në bumerang. Gënjeshtrat dhe shpifjet e tyre që ia thoshin Reisit, u shndëruan në një motiv më të madh tek të punësuarit të cilët e zbuluan zullumin dhe bartësit e këtij komploti. Në mesin e Janarit 2015, u zbulua gjithçka. Shumë argumente që vërtetonin implikimin e grupit “puçist” në këtë komplot diskreditimi.

Në fillim, Reisul Ulemaja edhe për kundër fakteve të fuqishme që i mbante, nuk mund ta besonte një gjë të tillë. Assesi nuk dëshironte ta besonte se Spin Doktori kundër tij dhe BFI-së ishte pikërisht hija e tij – Afrim Tahiri. Njeriu më i afërt i tij, që nuk e ndante nga fëmijët e vet. Njeriu të cilin e përgatiste që ta le si Reis pas vetes. Duke u përpjekur ta sqarojë këtë situatë dhe të kërkojë përgjigje nga përgjegjësit e kësaj hajke jo të ndershme, Reisi ua plasi në fytyrë argumentet e mbledhura, por si kundër reagim i grupit puçist ishte mohimi i veprave të tyre. Duke u betuar në Allahun Fuqiplotë i mohonin të gjitha. Në gënjeshtër betoheshin në Allahun Fuqiplotë.

Me të mësuar që komploti i tyre u zbulua, u hodhën në një sulm akoma më të ashpër. Provokimi ndaj Reisul Ulemasë gjatë garave kuranore, më pas rezultoi si i qëllimshëm. Menjëherë pas këtyre garave në mediume u liferua një lajm se gjoja Reisul Ulemaja e ka sulmuar me grushte Muftiun e Shkupit Ibrahim Shabani. Atë lajm gënjeshtër e plasoi pikërisht gazeta Lajm. Të nesërmen, me sinqeritetin më të madh, Ibrahim Shabani e mohoi të ketë ndodhur diçka e tillë. Por një ditë më vonë, (tre ditë nga garat kuranore) u bë pishman dhe në një konferencë për shtyp të thirrur nga Myftinia e atëhershme e Shkupit, doli një version tjetër, se gjoja Reisi i paska ofenduar rëndë dhe për këtë i japin ultimatum që brenda 48 orëve publikisht të kërkon falje. Qëllimi i tyre ishte më se i qartë. Të trimëruar nga qarqe të cilat kishin përgatitur skenarin 2 muaj më parë, por që nuk kishin gjetur shkas për ta realizuar, tani kishin momentin e përshtatshëm dhe mundësinë për t’u hedhur në në aksion. Fillimisht të provojnë vendosshmërrinë dhe forcën e Reisit. Tashmë kishin gjetur edhe shkasin: ofendimi në foltore, i cili pas një jave doli se ishte një gënjeshtër e madhe nga videonçvizimi që doli në shesh, për të cilin puçistët kishin bërë çmos që ta zhduknin. Por Reisi në vend që t’u përkulet në këtë propozim të pandershëm, thirri Rijasetin dhe në atë mbledhje të 29 Prillit 2015 e enjte, fillimisht u kërkoi anëtarëve që nëse mendojnë se nuk është i aftë dhe i denjë që ta udhëheq edhe më tej BFI-në ta shkarkojnë nga posti i Reisul Ulemasë. Por anëtarët e Rijasetit në vend që ta shkarkojnë, ashtu siç ua kërkoi Reisi, ata ia rikonfirmuan unanimisht pozitën e Prijësit fetar të BFI. Më pas, edhe përkundër gjitha ofendimeve dhe shpifjeve që i kishin bë si në publik, Reisi me zemërgjerësinë e tij,vendosi që të mos i pushojë nga puna, por t’ua ndërrojë postet. Në këtë vendim reaguan disa anëtarë të Rijasetit, të cilët kërkonin masa më të rrepta ndëshkuese, por në fund vendimi ishte i tillë, që atyre njerëzve t’u jepet edhe një shans të pendohen dhe të kthehen në rrugën e mbarë.

Por ata, siç e pa tashmë mbarë opinioni, zgjodhën rrugën e rrugaçërisë, rrugën e anarkisë dhe të puçit. I uzurpuan zyret e BFI-së duke e zbërthyer tërë skenarin që e patën! Uzurpimin dhe shkatërrimin, përçarjen dhe vëllavrasjen – ky qenka mendimi tjetër të cilin me aq lezet mundohet ta plasojë gazeta LAJM! Le të dalë qoftë edhe vetëm një media të dëshmojë se BFI ka dhënë ndonjë denarë për “t’i blerë”! Mediat e sinqerta, ato që e kanë halol problemin kombëtar e fetar, nuk blihen, por as nuk vihen në shërbim të së keqes. Nuk dimë në u shit apo lajthiti LAJM-i.

Është shumë keq t’i japësh hapësirë së keqes. Është tepër keq të shoqërohesh me të keqen.  Është fatalisht e keqe dhe e dhimbshme t’i përkushtohesh mashtruesit me tapi dhe spiunit me pedigre… Luam ai që e bën një vepër të mirë dhe vihet në shërbim të së mirës!

 

Comments are closed.