OH Hilal me aksion humanitar ne Strugë

Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, vazhdon me karvanin e saj humanitar.
Këtë radhë, në bashkëpunim me Myftininë e BFI Strugë, në prezencë të Myftiut Salim ef. Sulejmani u shpërndanë 270 pako të ramazanit në mënyrë të organizuar. Kontingjenti i ndihmave kishte në përbërje ushqime dhe mjete tjera sanitare për skamnorët dhe jetimët e rajonit të Myftinisë së Strugës.
“Sot po e vazhdojmë karvanin tonë në Myftininë e Strugës dhe ashtu siç paralajmëruam në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ne si Organizatë Humanitare duam të depërtojmë në tryezën e çdo familje që ka nevojë. Ne i kemi dhënë vetes për detyrë që me ndihmën e Allahut Fuqiplotë dhe përkrahjen e pazrezervë që na e jep Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në këtë drejtim, të depërtojmë në sofrën e skamnorëve dhe jetimëve e t’ua zbusim sado pak gjendjen e tyre. Përkrahja që na e japin besimtarët dhe Reisul Ulemaja H. Sulejman ef. Rexhepi, na bën gjithnjë më të fortë e më të vendosur që ta vazhdojmë edhe më tej aktivitetin tonë humanitar”, tha Mustafa ef.Dauti, Kryetar i OH Hilal.
Edhe Muftiu i Strugës, Salimef. Sulejmani, shprehu kënaqësinë për këtë aksion me të cilin u ndihmuan 270 familjet më të varfra në rajonin e Strugës. Menjëherë pas realizimit të aksionit, Myftiu i Strugës u shpreh: “Në këtë ditë të bekuar të muajit të Ramazanit, kemi kënaqësi të veçantë që të gëzojmë zemrat e besimtarëve tanë, respektivisht skamnorëve, me qëllim që edhe ata t’i gëzojmë me ndihma që sa më lehtë ta kalojnë këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Për këtë e falënderojmë Reisul Ulemanë dhe Bashkësinë Fetare Islame e cila sot, nëpërmjet Organizatës Humanitare Hilal, ndau 270 pako me nga 22 kilogram ushqime, diku rreth 7 tonelata ushqime për nevojtarët që jetojnë në rajonin e Myftinisë sonë”.
Nga OH Hilal bëjnë të ditur se aktivitete humanitare do të vazhdojë dhe se gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, çdo ditë do të jenë në terren duke shpërndarë pako humanitare për shumë skamnorët, në katër anët e vendit.viber image1 viber image2 viber image3

Comments are closed.