U lëshua në përdorim xhami e fshatit Raoviq

Shkup, 14.06.2015 – Në prezenc të një numri të madh musafirësh e hoxhallarësh u lëshua në përdorim xhamia e fshtati Raoviq. Për t’ia ngritur vlerën këtij manifestimi prezent ishte kryetari i BFI-së, shkëlqësia e tij H. Sulejman ef. Rexhepi, muftiu i Shkupit prof. Rexhep ef. Jusufi, kryeimami i muftinisë së Shkupit Hafiz Mevludin ef Aliu dhe shumë hoxhallar të tjerë.

Në fillim fjalë përshendetëse kishte imami i fshtatit i cili përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë donatorët që kontribuan për riparimin e kësaj xhamie e në veçanti falenderoj kryetarin e BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepin.

Xhematit të pranishëm iu drejtua edhe muftiu i Shkupit prof. Rexhep ef. Jusufi i cili, veç të tjerash, para të pranishmëve nënvizoi edhe hadithin e Muhammedit a.s.: “Kur të shihni dikë që shkon në xhami dëshmoni se ai ka iman”.

Me fjalë rasti. numrit të madh të të pranishmëve, iu drejtua Reisul Ulema I BFI në RM, H.Sulejman ef. Rexhepi i cili duke falënderuar aktivistët dhe donatorët për ndërtimin e kësaj xhamije, citoi ajetin Kur’anor “Vërtet xhamitë i ndërtojnë ata të cilët i bësojnë Allahut..” Më tej, efendi Rexhepi tha se, shtëpit e Zotit në tokë janë xhamitë dhe për atë duhet t’i frekuentojmë gjithnjë e më shumë. “ Ata që ndërtojnë xhamitë janë evlijat e Allahut në tokë. Për ta kuptuar vlerën e xhamisë në Islam shembull më të mirë kemi Muhammedin a.s  i cili pas shpërnguljes për në Medinë ndërtoi xhaminë Kuba e cila ishte qendër e Islamit”, tha, veç të tjerash, Reisul Ulema I BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Duan e hapjes së xhamis e bëri kryeimami i muftinisë së Shkupit hafiz Mevludin Aliu.

 

/M.O./x xx xxx

Comments are closed.