OH Hilal çdo ditë nga një aksion

Filloi karvani humanitar i Ramazanit

Të martën më 16.06.2015 Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, e filloi karvanin humanitar nëpër qytete të ndryshme të vendit.
Siç është bërë traditë në këto vite të fundit, që kur është themeluar kjo Organizatë Humanitare, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, fillon karvani i ndihmave të dedikuara për besimtarët në nevojë, nëpër të gjitha qytetet e vendit.
Gjegjësisht, ky karvan filloi një ditë më herët, kur u ndërmor aksioni për të zbutur golgotën Siriane, të refugjatëve kur të hënën më datë 15.06.2015 ndërmori një aksion humanitar për të ndihmuar refugjatët nga Siria dhe Iraku të cilët tranzitojnë nëpër vendin tonë, për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian. Për këtë Arsye, disa ekipe të OH Hilal të udhëhequra nga Kryetari i saj, Mustafa Dauti ndërmorën një aksion, nga Gjevgjelia e deri në Kumanovë, duke shpërndarë pako me ushqime të ndryshme, sanduiçë, pashteta, bukë, lëngje e gjësende të ndryshme, ushqime speciale për fëmijë, me qëllim që tu dilet në ndihmë këtyre njerëzve të cilët po kalojnë nëpër vendin tonë për ti shpëtuar vdekjes dhe për të gjetur një jetë më të mirë… Një ditë më parë, Kryetari I kësaj Organizate Humanitare njoftoi se aksionet e tilla, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, me qëllim që të ndihmohen të gjithë nevojtarët në prag të muajit të bekuar të Ramazanit.
Një ditë më vonë, pasi u dha kjo deklaratë, OH Hilal filloi karavanin tashmë të njohur humanitar. Kryetari Mustafa Dauti I shoqëruar nga Drejtori për Kulturë pranë BFI Muaz, ef. Agushi, së bashku me stafin e muftinive përkatëse, sot ndërmorën aksion për shpërndarjen e kutive humanitare duke filluar nga qyteti i Resnjës, e më pas në qytetin e Prilepit, Kavadarit dhe përfunduan në qytetin e Velesit.
Brenda një dite u bë shpërndarja e 1200 pakove për 1200 familje, me përbërje të gjitha materialeve themelore të nevojshme për çdo amvisëri.
Me përfundimin e këtij aksioni, kreu i kësaj organizate premtoi se ky karvan do të vazhdojë edhe nëpër qytete tjera të vendit dhe do të tentohet që ndihmat e kësaj organizate sa më shpejtë të arrijnë në tryezat e nevojtarëve, kudo qofshin ata.
“Me ndihmën e Allahut Fuqiplotë, dhe përkrahjen e parezervë të Kryetarit tonë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit, kemi marrë përsipër që këtë karvan humanitar, i cili tashmë është shndërruar në një traditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ta çojmë në çdo qytet të vendit tonë dhe ndihmat e këtij karvani të arrijnë nëpër tryezat e gjithë nevojtarëve. Cdo familje e ndihmuar është një fitore për të gjithë ne dhe ky mendim gjithmonë na jep kurrajë që të vazhdojmë edhe më tej” tha mes tjerash ef.Dauti.
Sidoqoftë, OH Hilal është një nga organizatat më aktive në vend dhe kohëve të fundit në sferën e humanizmit po tregohet mjaft vigjilente dhe veprimplotë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, duke i shndërruar aksionet humanitare thuaj se në përditshmëri.

m mm mmm

Comments are closed.