Reisul Ulemaja priti Ministrin Ademi

1 2

Bisedime për ardhmërinë e Medresesë Isa Beu

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, të martën më 02.03.2015 e priti Ministrin e arsimit dhe shkencës mr. Abdilaqim Ademin, me të cilin zhvilloi një takim në të cilin u diskutua për mundësinë që institucionet arsimore fetare (me theks Medreseja Isa Beu) të evidentohen në regjistrin e shkollave të mesme në vend.
– Pothuajse në të gjitha vendet e rajonit shkollat fetare janë në kuadër të sistemit arsimor, sepse ato janë të rëndësishme për shoqërinë dhe shtetin. Pikërisht ky është qëllimi – këto shkolla të bëhen pjesë e sistemit arsimor të Republikës së Maqedonisë, dhe kjo do të thotë të evidentohen në regjistrin e shkollave. Për momentin, Medreseja Isa Beu nuk është e evidentuar në regjistër dhe nxënësit atje nuk i nënshtrohen maturës shtetërore, kurse me mosdhënien e maturës ata janë të kufizuar për t’u regjistruar nëpër fakultete të ndryshme të vendit.
“Ne duam t’i tejkalojmë këto probleme bashkërisht me komunitetet fetare”, theksoi ministri Ademi, duke shtuar se “kjo çështje ndoshta do të rregullohet me ligj të veçantë ose me ndryshime në Ligjin për arsim të mesëm”. Ministri Ademi gjithashtu theksoi se, “ne nuk mund të flasim konkretisht se si do të rregullohet kjo, a do të ketë nevojë për ndryshime në Ligjin për arsim të mesëm ose ligj të veçantë, por për momentin jemi dakorduar që të ngremë ekipe profesionale që ta shqyrtojnë këtë problematikë”.
Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi theksoi se Bashkësia Fetare Islame gjithmonë ka insistuar që kuadri i mësimdhënësve në institucionet edukativo arsimore fetare të mos jetë nga jashtë por nga këtu, e kjo mund të arrihet nëse nxënësit tanë, e kryejnë shkollën e mesme këtu, si dhe vazhdojnë me arsimimin universitar, e pse jo edhe ato të studimeve post-diplomike në vend. Atëherë, kjo do ti mbyllte shtigjet që në këtë vend të transmetohet diçka e huaj radikale dhe jashtë Maqedonisë”, tha kreu i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Comments are closed.