[:al]Qoftë e bekuar nata e Udhëtimit tē Shenjtē[:]

[:al]

Tē dashur besimtarë!

Një nga ngjarjet më të rëndësishme Islame pa dyshim që është edhe çasti i Israsë dhe Miraxhit.
Israja është udhëtimi horizontal që Allahu ia mundësoi Pejgamberit, në një kohë të shkurtër. Ndërsa Miraxhi, është udhëtimi i Pejgamberit tone, Muhamed a.s. nga Kudsi përtej shtatë qiejve, ku komunikoi drejtpërdrejt me Allahun, Zotin e Gjithësisë. Në këtë shtegëtim të shenjtë Vula e Pejgamberisë, Muhamedi a.s. do të falë namaz bashkë me të gjithë pejgamberët edhe atë si Imam i të gjithëve. Me kĕtë ngjarje të shenjte Allahu  xh.sh. e fuqizon të Vërtetën e Madhe se Islami është fe e të gjithëve dhe që, mbi çdo gjë e kërkon unitetin dhe dashurinë e të gjithë krijesave të Tij.
Të dashur besimtarë, le ta kujtojmë këtë ngjarje që ka ndodhur me dëshirë dhe urdhër të Allahut xh.sh. duke e kalitur edhe mė fuqishëm në shpirtin tonë ndjenjën e dashurisë pë njëri tjetrin, dhe kësisoj, duke e forcuar unitetin tonë fetar e kombëtar.
Urime dhe paçi bekimin e Krijuesit të Gnithësisë.

H. Sulejman Rexhepi
Reisul Ulema i BFI-së

[:]

Comments are closed.