[:al]Program fetar për Isranë dhe Miraxhin[:]

[:al]Me rastin e Natës së Israsë dhe Miraxhit, Bashkësia Fetare Islame në RM, në bashkëpunim me atashenë për çështje fetare pranë Ambasadës Turke në Shkup, në xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër, organizoi një program mjaft të bergatë fetar i cili filloi pas faljes së namazit të akshamit.

Programi filloi me leximin e Kuranit nga imami i xhamisë, ndërsa më pas u interpretuan ilahi në gjuhën shqipe, turke si dhe në gjuhën boshnjake nga nxënësit e medresesë Isa Beu në Shkup. Mysafirëve nga vendi dhe nga jashtë, me fjalë përshëndetëse iu drejtua atasheu, z. Murat Alkan, kurse në emër të Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, të pranishmit i përshëndeti sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Irsal ef. Jakupi, i cili foli edhe për peshën dhe rëndësinë e ngjarjes së Israsë dhe Miraxhit në fenë islame.

Në prezencën e një numri të konsiderueshëm xhematësh, gjatë këtij programi u këndua edhe mevludit. Vlenë të theksohet se i tërë programi kushtuar kësaj ngjarje të shenjtë u transmetua drejtë për drejtë nga Televizioni shtetëror turk TRT AVAZ.

Ndryshe, Nata e Miraxhit shënohet në natën e 27-të muajit Rexhep sipas kalendarit islam, që këtë vit përkon me natën mes 23 dhe 24 prillit sipas kalendarit gregorian, ndërsa paraqet natën kur Pejgamberi ynë, Muhamed a.s. realizoi udhëtimin drejt qiellit.[:]

Comments are closed.