OH “Hilal”, karavani i iftarе arrijti në Kërçovë

64395_10200279670659207_42748237_n (1)Karavani i shtruarjes së iftarëve të realizuara nga OH Hilal arrijti në qytetin e Kërçovës, duke dëshmuar se qytetarët gjithandej të varfër mysliman në vend janë në kujtesën e kësaj Organizate Humanitare.

Në këtë iftar pjesëmarrës ishte kryetari i OH “Hilal”, Mustafa Dauti, myftiu i Myftinisë së Kërçovës, Murat ef. Huseini, nënkryetari i OH “Hilal”, Zuhejr Rexhepi. Iftari në fjalë u shtrua për 210 persona të cilët ishin me nevoja të ndryshme dhe kategori të rënda të shoqërisë sonë.

“ Në emrin tim personal dhe në emër të Organizatës Humanitare Hilal përshëndëes praninë e Myftiut të Kërçovës, Murat ef. Huseini i cili është shumë aktiv në të gjitha sferat si në zhvillimin e jetës fetare po ashtu edhe në atë të humanitetit. Në këtë drejtim dua të potencoj se muslimanët e kanë parim fundamental ofrimin e ndihmës dhe solidarizimit me njeri- tjetrit. Jemi në muajin e Ramazanit në të cilin muaj njerëzit e pasur kuptojnë edhe më fort hallin dhe gjendjen e njerëzve të varfër dhe të ngratë, i cili muaj shërben për të na edukuar në frymën e humanizmit dhe solidaritetit ndërvëllazërorë. Gjithsesi se Neve na brengos fati dhe gjendja e popullit mysliman të asaj kategorie që në aspektin ekonomik dhe social janë të rënduar, andaj karvani jonë besoj se do të ngrit vetëdijen e njerëzve të pasur, ngase ata duhet të kujdesen për çdo vëlla mysliman. Më lejoni të përkujtoj të gjithë atyre që janë të pasur dhe nuk përkujdesen për vëllan e tyre nevojtare me një thënie të Muhamedi a.s; “ Nuk ka besim të plotë ai i cili është shtrirë për të bërë gjumë, ndërsa fqiu i tij është i urritur”- shtoi mes tjerash Mustafa DAUTI, Kryetar i OH Hilal.

Comments are closed.