OH Hilal shtroi iftar në Ohër

pictureNë vazhdën e aktiviteteve humanitare që po ndërmer Organizata Humanitare Hilal për hir të muajit të bekuar të Ramazanit, janë edhe iftaret që shtrohen për njerëz të kategorive të ndryshme nëpër qytete në mbarë vendin.

Gjegjësisht, në këtë frymë, të shtunën kryesia e OH Hilal e udhëhequr nga Kryetari i saj Mustafa Dauti në shoqërimin e Zv. Drejtorit të Medresesë Isa Beu Zuhejr Rexhepi shtruan një shtroi iftar në qytetin e Ohrit, ku prezent ishin persona të kategorive të ndryshme, jetimë, invalidë dhe nevojtarë të ndryshëm.

Gjatë fjalimit të tij, Kryetari i OH Hilal ef. Dauti falënderoi Muftininë e Muftinisë së BFI – Ohër dhe Kryesinë e degës Hilal në Ohër, me anëtarin e Kryesisë Qendrore Samet Hajdarin për gjithë angazhimet dhe aktivitetet e ndërmarra.

Efendi Dauti gjithashtu para të pranishmëve tha se: jemi në muajin e bamirësisë, solidaritetit, humanitetit, tolerancës, në muajin e ngritjes së vetëdijes dhe sensit që njeriu drejt për së drejti ballafaqohet me një moment shumë të rëndësishëm gjatë agjërimit, e ajo është uria”.

Nga OH Hilal informojnë se këto aktivitete do të vazhdojnë të praktikohen në të gjitha muftinitë e BFI-së në tërë territorin e Maqedonisë, por edhe më gjerë.

Comments are closed.