[:al]Akademia Shqiptaro-Amerikane nderon (post mortum) personalitetet shqiptare të Maqedonisë [:]

132

[:al]Shkup, 16, prill – Sot, Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore, në të cilën u organizua aktiviteti me rastin e nderimit të disa personaliteteve shqiptarë në Maqedoni me titullin Akademik (post mortum). Në këtë manifestim, familjeve të këtyre personaliteteve u ndau çertifikata kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Aerikane me seli në New York, Prof. dr. Skender Kodra. Çertifikatën e titullit Akademik të Prof. Fadil Sulejmanit e pranoi Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili duke e vlerësuar lart personalitetin e profesorit të ndjerë, veç tjerash nënvizoi rolin e tij historik si gurthemel i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Përveç Profesor Fadul Sulejmanit, Akademia Shqiptaro-Amerikane ka nderuar me titull Akademik (post mortum) edhe personalitete të tjera si: Prof. Dr. Masar Kodra, Prof. Dr. Remzi Nesimi, Prof. Dr. Xhevat Gega, Prof. Dr. Petro Janura, Prof. Dr. Ali Vishko, Prof. Dr. Rahmi Tuda, Prof. Dr. Asllan Selmani, Prof. Dr. Nexhat Abazi, Prof. Dr. Mahmud Hysa, Prof. Dr. Musli Halimi, Adem Kastrati, piktor akademik, Ismail Hoxha, kompozitor.

[maxgallery id=”8671″][:]