REISUL ULEMA H.HFZ. SHAQIR EF. FETAI ZGJIDHET ANËTAR I KËSHILLIT TË JURISPRUDENCËS ISLAME NË ORGANIZATËN E LIGËS BOTËRORE ISLAME ME SELI NE MEKKE TË ARABISË SAUDITE

REISUL ULEMA H.HFZ. SHAQIR EF. FETAI ZGJIDHET ANËTAR I KËSHILLIT TË JURISPRUDENCËS ISLAME NË ORGANIZATËN E LIGËS BOTËRORE ISLAME ME SELI NE MEKKE TË ARABISË SAUDITE
Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai zgjidhet anëtar i Këshillit të Jurisprudencës islame të Organizatës Botërore Islame – RABITA me seli në Mekke të Arabisë Saudite.
Bashkësia Fetare Islame si dhe vetë Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehin falënderimet më të thella për këtë përzgjedhje dhe respekt nga ky institucion i lartë botëror – RABITA dhe kjo përzgjedhje është nder dhe respekt për BFI e RMV, besimtarët dhe vendit që i takojmë.
Mirënjohje dhe falënderime të veçanta për Sekretarin Gjeneral të Ligës Botërore Islame – Rabita, Ekselencës së tij Dr. Prof. Muhamed bin Abdulkerim El Isa – Zoti e bekoftë.
Njëherit ju falënderoj për ftesën në mbledhjen që do të mbahet më 20- 22 Prill 2024
ZYRA PËR INFORMIM PRANË
RIJASETIT TË BFI E RMV
Në vazhdim sjellim njoftimin zyrtar në origjinal dhe përkthim:
Në emër të Allahut mëshiruesit mëshirëbërësit
Liga Botërore Islame Këshilli i fikhut islam
Nr. 37/T
Datë: 22/9/1445
Shtojca: //////
-Shumë urgjente-
Eminencës së tij Shaqir Fetahu Allahu e ruajt
Mufti i përgjithshëm, Reisul-Ulema, anëtar i Këshillit të fikhut islam – Maqedonia e Veriut
Paqja mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju, më pastaj:
Këshilli i fikhut islam: në kuadër të Ligës Botërore Islame me kënaqësi ju fton të merrni pjesë në seancat e mbledhjes (njëzet e tretë) të Këshillit, pas përzgjedhjes tuaj anëtar me pëlqimin tuaj. Seancat do të mbahen në periudhën nga 11-13 sheval 1445 h që përkon me 20-22 prill 2024, në Rijad.
Mbetemi me shpresë se do të pranoni anëtarësinë dhe pjesëmarrjen dhe do të caktoni një person për kontakt me z. Mervan bin Adnan Elmenabir, Drejtor i përgjithshëm i çështjeve të këshillit në numrin e telefonit: (00966550474040), apo në postën elektronike (Secretary_const@themwl.org) për lehtësimin e të gjitha procedurave të nevojshme.
Pranoni përshëndetjet dhe vlerësimet më të mira
Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi Ju.
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore Islame Muhamed bin Abdulkerim el Isa.

Comments are closed.