Talat Xhaferi shtron iftar; merr pjesë edhe Reisi

Talat Xhaferi shtron iftar; merr pjesë edhe Reisi

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.T. mr. Talat Xhaferi ka shtruar darkë të përbashkët iftari më 29 maj, 2019, në Klubin e Organeve të Shtetit në Shkup. Kanë marrë pjesë përfaqësues të Kuvendit, të partive politike, të bashkësive fetare etj.
I pranishëm në këtë iftar ka qenë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, si i ftuar nderi nga kryeparlamentari Talat Xhaferi. Reisin e kanë shoqëruar Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu dhe Muzemil ef. Osmani, Shef i Kabinetit të Kryetarit të BFI-së.
Duan e iftarit e bëri Myftiu i Gostivarit.

Comments are closed.