[:al]Reagim: Rrugët eurointegruese të shtetit përfundojë në momentin e përzierjes në punët e bashkësive fetare[:]

[:al][maxgallery id=”9460″]

Dje, në Parlamentin e Maqedonisë sikur nisi të lëshojë rrënjë keqpërdorimi flagrant i foltores. Një dashakeqës permanent i BFI-së, sot deputet, i mendermethënshmi Muhamer Zekiri, lëshoi një breshëri insinuatash kundër Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepin, të cilin e akuzoi me shpifje nga më të ndryshmet. Nuk është hera e parë që ky i vetëpëlqyer i vërsulet në këtë formë Bashkësisë Fetare Islame. Akuzon Reisul Ulemanë pa kurrfarë bazash juridike, pa kurrë farë vendimi e procedure gjyqësore. Edhe më herët Muhamet Zekiri pat akuzuar në këtë formë ndërsa të cilat gjyqi i vendit i konsideroi si shpifje të qëllimshme për ç’gjë edhe u dënua.(shih fotot nga vendimi gjyqësor)
Dje, dikush tentoi që përmes gojës-alltoparlant të ekstremistëve anti-BFI, të shkel rënd mbi sistemin dhe rregullativat e vendit, duke nëpërkëmbur dinjitetin dhe autoritetin si të BFI-së ashtu edhe të Kryetarit të saj, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili, për këto tri dekada në krye të këtij Institucioni ka bërë aq shumë për islamin në vend duke shënuar suksese të paimagjinueshme. Por, shtrohet pyetja se, në të mirë të islamit dhe të myslimanëve të vendit çfarë ka bërë shpifësi Muhamet Zekiri, icili, lëshon sërë akuzash duke u fshehur pas foltores së Parlamentit? Le të na tregojë ky farë deputeti (jo i popullit shqiptar) se, cila është brenga e tij publike, bie fjala për Xhaminënë Llazhec! Po për xhaminë e djegur në Prilep – cili është kontributi i tij në rindërtimin e saj? Me çfarë çapitje u mundua që ta pengojë shitjen e Xhamisë Husamedin të Shtipit si pronë për eparkinë e këtij qyteti? Bashkësia Fetare Islame filloi punët për ndërtimin e minares së Xhamisë Ali Pasha në Ohër kur, sakaq na erdhën kërcënime të ndryshme! Çka ka bërë Muhamet Zekiri për ta eliminuar qoftë një barrierë institucionale shtetërore në ndërtimin e minares për këtë Xhami?
Muhamet Zekiri, me insinuata dhe shpifje të tilla duke u fshehur pas foltores së Parlamentit dhe imunitetit të deputetit, në fakt vetëm sa po ia vështirëson udhëtimin Maqedonisë për në BE, sepse, nuk ka eurointegrime me cenim të të drejtave fetare e njerëzore. Kjo rrugë eurointegruese do të përfundojë në momentin e përzierjes së shtetit në punët e bashkësive fetare. Për këtë krim kundër shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi dikush duhet të mbajë përgjegjësi, sidomos Muhamet Zekiri, mentorët dhe përkrahësit e tij që natë e ditë thurin skenarë si ta gjunjëzojnë Bashkësinë Fetare Islame në vendosshmërinë e saj për denacionalizim dhe rikthimin e tërë pronës së saj, si dhe të të drejtave që ia garanton Kushtetuta e vendit.
Shërbimi për informim pranë BFI në RM
[:]

Comments are closed.