Dua hifzi në Tetovë

[:al]Më 07.07.2018, (e shtunë), xhemati i Tetovës pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re, Isra Abdurahim Murati të kryer pranë prindit të saj Hfz. Abdurahim ef. Murati, referent për arsim fetar panë Myftinisë së Tetovës.

Hafizja është e lindur më 21.06.2003 Recicë e Vogël – Tetovë, hifzin e ka filluar më 25.01.2016 kurse e ka përfunduar më 08.02.2018. Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:

Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani, kryetar;

Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anëtar;

Hfz. Havzi ef. Ramadni anëta;

Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti për arsim fetarë Idriz ef. Idrizi, mori pjesë: Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, ish myftinjtë e Tetovës Mr. Nexhadi ef. Limani dhe Slifekri ef. Esati, Nënkryetari Kuvendit të BFI-së Taxhedin ef. Iljazi, Koordinatori i Medresesë Isa beu Paralelja e vajzave në Tetovë profesorë Beqir ef. Memeti, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit. Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryeimami i Myftinisë së Tetovës, kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Ai hafizes së re si dhe familjes të saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Alifekri ef. Esati dhe dhënien e diplomës nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës, ndërsa në namazin e drekës priu Mr. Nexhadi ef. Limani.

[maxgallery id=”9478″][:]

Comments are closed.