[:al]Karavani i ndihmave humanitare të OH HILAL u ndal në Kavadar[:]

[:al]Një kontigjent ndihmash me produkte të shumta ushqimore e higjienike OH HILAL  ka dërguar edhe për skamnorët dhe të varfërit myslimanë në Kavadar dhe rrethinë. Me këtë rast, në emër të qytetarëve të përfshirë në listën e rasteve të rënda sociale, ka falënderuar H. Ahmet Fazliov, përgjegjës i këshillit të xhamisë në këtë qytet. “Ne u jemi mirënjohës të gjithë myslimanëve, donatorëve, OH HILAL dhe në veçanti kryetarit të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit, që gjithnjë na kanë përkrahur, na kanë mbështetur, na kanë ndihmuar dhe asnjëherë nuk jemi lënur anash aksioneve të ndërmarra për t’i ndihmuar të varfërit e vendit tonë.”, është shprehur veç të tjerash, z. Fazliovi.

Ndryshe, aksionet e këtilla të OH HILAL do të vazhdojnë edhe përgjatë këtyre ditëve deri në fund të Muajit Ramazan. [:]

Comments are closed.