Reisi në hapjen e Departamentit për Holokaustin

[:al]

Në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni, në Shkup, më 11 mars 2019 u hap Departamenti për Edukim dhe Hulumtim të Holokaustit.

Të pranishëm ishin Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi – Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi, Ministri i Jerusalemit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Izraelit z. Zeev Elkin, përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Jahja Lluka, Shkëlqesia e Tij z. Dan Oryan – Ambasador i Izraelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Thomas Gerberich – Ambasador i Gjermanisë  në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Mehmet Prishtina dhe shumë mysafirë të lartë të korit diplomatik.

“Shqiptarët me mburrje mbajnë një vend të ndritur në historinë e mbijetesës së hebrenjve. Asnjë hebre nuk u deportua nga Shqipëria, familjet dhe shteti shqiptar, i mbrojti edhe me jetën e tyre hebrenjtë shqiptarë. Kemi vendosur një gur në themelet e vlerave të qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror për një moment të historisë që nuk e lë indiferent asnjë qenie të qytetëruar” – tha drejtori i ITShKShM-së, Skënder Asani.

“Ne nuk mund të rikthejmë që të mos përsëritet holokausti, por ndjejmë keqardhje për viktimat jo vetëm në Gjermani, Maqedoni, Evropë dhe në të gjithë botën dhe u themi se ne do të luftojmë antisemitizmin, jotolerancën dhe fashizmin” – tha ambasadori i Gjermanisë në RMV, Tomas Gerberih.

“Leksionet nga ngjarjet e këtilla tanimë janë mësuar dhe ne duhet gjithmonë t’i kujtojmë ato si ngjarje negative dhe mos të lejojmë që të na përsëriten” – theksoi ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

 [:]

Comments are closed.