• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

Sektori Fetaro – Arsimor

Sektori Fetaro - Arsimor

Sektori Fetaro – Arsimor është sektor shumë i rëndësishëm në kuadër të Rijasetit të BFI-së për shkak të veprimtarisë së saj profesionale në radhët e shoqërisë islame. Ky sektor është i mbështetur në Nenin 37 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
Fejzulla Sadiki - Drejtori i sektorit Fetaro - Arsimor
Data dhe vendi i lindjes: 13.11.1987 – Tetovë Gjendja civile: i martuar. Shkollimi: Shkollimin fillorë e kreu në shkollën fillore “Asdreni” në fshatin e lindjes. Gjatë shkollimit fillorë arriti që me sukses ta përfundojë edhe mësimin e Kur’anit përmendësh pranë mual-limit Mahmud ef. Asllani, duke u kurorëzuar me titullin Hafiz i Kur’anit Famëlartë. Pas përfundimit të shkollimit fillorë vayhdoi shkollimin e mesëm në SHMI Medreseja “Isa Beu” në Shkup. Pas përfundimit të medresesë vazhdoi stduimet e ciklit të lartë pranë Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, drejtimi Teologji e Përgjithshme. Pas përfundimit të ciklit të pare, vazhdoi ciklin e dytë në Universitetin Uludag të Bursës, ku në viti 2017 mori titullin magjistër i Filozofisë dhe Shkencave Fetare. Gjatë periudhës së studimeve ka qenë pjesë e trajnimeve dhe akademive të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.. Përvoja e punës: Imam dhe Mual-lim në Xhaminë e fshatit përgjat viteve studimore. Imam në Xhaminë Shqiptare në Romans’horn të Zvicrës përgjat muajit të Ramazanit (2004, 2005, 2007, 2017), Imam i përkohshëm në Xhaminë Shqiptare në Mainz të Gjermanisë (2018-2020), Imam në Xhaminë Shqiptare në Dusseldorf të Gjermanisë (2020) dhe së Fundmi imam në Xhaminë Shqiptare në Burgdorf të Bernit në Zvicër (2022-2023). Seminare dhe Kurse: Playing for Peace, Amsterdam – 2009 Akademia e Studentëve Ndërkombëtarë, Bursa  – 2014-17 Kursi i gjuhës Turke: Ankara Üniversitesi Tömer – 2013-14 Kursi i gjuhës Gjermane: Qendra  e gjuhëve të huaja Fluent Tetovë – 2021-22 Gjuhët e huaja: Përveç gjuhës Shqipe dhe Maqedone, zotëron edhe gjuhën Turke, Angleze, Gjermane  Arabe dhe Sërbo – Kroate shum mirë. Aftësitë kompjuterike: Microsoft office Më 17 Maj të vitit 2023 me vendim të Reisul Ulemasë emërohet drejtor i Sektorit Fetaro –Arsimorë.
Sektori Fetaro – Arsimor

 

Sektori Fetaro – Arsimor është sektor shumë i rëndësishëm në kuadër të Rijasetit të BFI-së për shkak të veprimtarisë së saj profesionale në radhët e shoqërisë islame. Ky sektor është i mbështetur në Nenin 37 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
Kompetencat dhe përgjegjësitë e sektorit Fetaro-Arsimor përcaktohen në “Rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e punëve dhe detyrave” për të punësuarit në këtë sektor. Në bazë të kësaj rregullore sektori Fetaro –Arsimor udhëhiqet nga drejtori i sektorit, për të cilin kushtëzohet që të ketë arsim superior profesional Islam – Fakultetin e Sheriatit dhe së paku pesë (5) vjet përvojë pune në radhët e BFI-së. Gjithashtu sektori ka edhe referentë Fetaro Arsimor për të cilin kushtëzohet që të ketë Fakultet teologjik dhe tri (3) vjet përvojë pune në radhët e BFI-së.

Në bazë të rregullores drejtori i sektorit Fetaro-Arsimor, kryen këto punë:
- Udhëheq me shërbimet profesionale të sektorit për çështjet fetaro-arsimore, përgatitë planet e punës dhe organizon punën e sektorit.
- Kujdeset për realizimin e programit të punës,
- Përfaqëson Sektorin para Resul Ulemasë,
- Kontrollon jetën fetare,
- Mbikëqyrë, ndjek dhe analizon problematikën me të cilën ballafaqohet sektori,
- Komunikon dhe koordinon punën e Muftive,
- Udhëheq me komisionin për inspektim të procesit arsimor në Medrese
- Viziton dhe kontrollon orët e mësimit në Medrese,
- Jep këshilla, ndihmon dhe sqaron qëndrimet për çështjet e rëndësishme nga sfera e jetës fetaro-arsimore,
- Kontrollon, konstaton dhe informon për çështjet nga sektori i vet,
- Rregullisht del në teren për mbikëqyrjen e jetës fetare dhe i drejtohet xhemtalinjve,
- Pranon palë me kompetencë të sektorit,
- Propozon lëvdata ose shqiptim masash ndaj punëtorëve fetarë për rezultatet pozitive ose negative nga puna e tyre,
- Përgatit raport vjetor e sipas nevojës edhe periodik për punën e sektorit,
- Përgatit plaprogramin për mësim besimin fillestar,
- Kryen edhe punë tjera që do ti jepen me kompetencë nga Reisul Ulema para të cilit edhe përgjigjet për punën e vet.

Aktualitete & Aktivitete të sektorit

 

Kontaktoni Sektorin Fetaro – Arsimor

 

Fejzulla Sadiki - Drejtori i sektorit Fetaro - Arsimor

Email: fejzulla.sadiki@bfi.mk